Neziri: Ivanov gjatë gjithë kohës kishte qasje partiake, ligji për gjuhët do të miratohet


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka marrë vendim të mos e dekretojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me arsyetimin se rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. Për analistin Xhelal Nezriri ky veprim ishte i pritur ngaqë Ivanov udhëhiqet nga nevojat dhe interesat e etnisë maqedonase, gjë që mund të shkaktoj …

Neziri: Ivanov gjatë gjithë kohës kishte qasje partiake, ligji për gjuhët do të miratohet Read More »

Talat Xhaferi: Do sigurojmë më shumë vota për ligjin e gjuhës shqipe


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Gjeorge Ivanov për të mos miratuar ligjin për Gjuhën Shqipe.Xhaferri pohoi se ligji për Gjuhën Shqipe do kthehet në Kuvend, ndërsa shtoi se sugjerimet e Ivanov do të shqyrtohen.Mes të tjerash ai theksi se votat për këtë projektligj mund të shtohen …

Talat Xhaferi: Do sigurojmë më shumë vota për ligjin e gjuhës shqipe Read More »

Lika: Ligji i gjuhëve, do të ketë punësime të reja


Qeveria është e ndarë në vlerësime nëse duhet të ketë ose jo punësime të reja për zbatimin e ligjit të gjuhëve. Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika thotë se punësime duhet të ketë pasi në listat e administratorëve nuk kanë numër të konsiderueshëm të personave të kualifikuar për përkthime dhe lekture, andaj …

Lika: Ligji i gjuhëve, do të ketë punësime të reja Read More »

Zbatimi i Ligjit të gjuhëve do të kushtojë afërsisht 2 milionë euro


Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve do të nxjerrë nga arka e buxhetit për vitin 2018 106 milionë denarë, ose afërsisht 1.7 milionë euro. Që të funksionojë Agjencia për ndryshimin e gjuhëve dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, të cilët së pari duhet të formohen, vetëm për këtë vit do të nevojiten afërsisht 260 …

Zbatimi i Ligjit të gjuhëve do të kushtojë afërsisht 2 milionë euro Read More »

Vazhdojnë dilemat për Ligjin për Gjuhët, Kadriu: “Shqipja” nuk barazohet me gjuhën maqedonase


Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili para disa ditëve u votua nga shumica parlamentare dhe zgjoi reagime të shumta si nga opinioni i brendshëm ashtu edhe nga opinioni i jashtëm, është shumë i qartë se kur, ku dhe në cilin nivel do të përdoret gjuha shqipe. “Shqipja” do të përdoret gjatë komunikimit me institucionet …

Vazhdojnë dilemat për Ligjin për Gjuhët, Kadriu: “Shqipja” nuk barazohet me gjuhën maqedonase Read More »

Lëvizja BESA: E urojmë kryeministrin Rama që ka kontribuar për avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit para forumit rinor të partisë së tij ka deklaruar se PS-ja ka meritën më të madhe për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Sipas tij, pa PS-në, dikur miratimi i tij as nuk mund të imagjinohej. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama sot ka shkaktuar …

Lëvizja BESA: E urojmë kryeministrin Rama që ka kontribuar për avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni Read More »

Ivanov a do ta nënshkruan të enjten Ligjin për përdorimin e gjuhëve?


Presidenti Gjorgje Ivanov deri të enjten në mesnatë duhet që ta nënshkruaj dekretin për miratimin e Ligjit për gjuhët ose ta kthenë në Parlament me vërejtje ose pa vërejtje, transmeton Zhurnal. Parlamenti e solli Ligjin për përodirmin e gjuhëve më 11 Janar, ku më pas teksti është dërguar deri tek kabineti i presidentit Ivanov. Presidenti …

Ivanov a do ta nënshkruan të enjten Ligjin për përdorimin e gjuhëve? Read More »

Ivanov nuk firmos Ligjin për gjuhën shqipe, kabineti i tij mbyll dyert


Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin për gjuhët, që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Një burim i afërt me kabinetin e presidentit Ivanov tha për INA se, është shumë e qartë se nuk do ta nënshkruajë dhe do të vendos veto për këtë ligj. “Është mëse e qartë se presidenti Ivanov …

Ivanov nuk firmos Ligjin për gjuhën shqipe, kabineti i tij mbyll dyert Read More »

Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, sfidë e madhe


Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, pritet të përballet me sfida të shumta gjatë zbatimit në praktikë. Përdorimi i saj zyrtar, pritet të nisë pas formimit të dy institucioneve, Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë …

Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, sfidë e madhe Read More »

Sela: Ligji i gjuhëve e bën më të barabartë Maqedoninë


Deputeti dhe lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka komentuar aktin e miratimit të ligjit të gjuhëve sot në Kuvend. “Ligji për gjuhët është ligj që pasuron Maqedoninë, e bën më të drejtë, më të barabartë, qytetarët i bën më gjithëpërfshirës dhe bëj apel që gjithë subjektet politike të përkrahin këtë ligj. Shfrytëzoj rastin …

Sela: Ligji i gjuhëve e bën më të barabartë Maqedoninë Read More »

Reagon Rama për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni


Ditën e sotme Parlamenti në Maqedoni votoi ligjin për gjuhën shqipe, për të cilin ka reaguar menjëherë edhe kryeministri Rama në “Facebook”. Rama e ka vlerësuar si një arritje historike për shqiptarët miratimin e ligjit. “Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe, një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë …

Reagon Rama për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni Read More »

Ligji i përdorimit të gjuhëve, reagon Zeqiri


Pas miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, me një postim në Fejsbuk është paraqitur edhe deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri. “Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në Kuvend. Vend për eufori nuk ka. Sfida të reja na presin të gjithëve!”, ka shkruar Zeqiri i LSDM-së, njofton Medial.mk.

Kadriu: Ligji për gjuhët nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë


Gjykatësi i porsazgjedhur i Kushtetueses në Maqedoni, Osman Kadriu vlerëson se Ligji për gjuhët, që sapo është votuar në Kuvendin e Maqedonisë, është kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni. ”Mendimi im si jurist është se ligji është në përputhje me Kushtetutën dhe normat kushtetuese. Çështja e gjuhës garantohet me Kushtetutë. Mer këtë ligj vetëm se parashihet teknika …

Kadriu: Ligji për gjuhët nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë Read More »

U miratua ligji për përdorimin e gjuhëve


Me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë është votuar propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk. Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për …

U miratua ligji për përdorimin e gjuhëve Read More »

Kuvendi do të votojë për ligjin e gjuhëve dhe për gjykatësit kushtetues


Në Kuvendin e Maqedonisë për sot është caktuar vazhdim i pesë seancave kuvendore, ndërsa në të parën prej tyre, në të 27-ën duhet të votohet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të dytë dhe Propozimi për zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Për këto propozime pardje në shtëpinë ligjdhënëse përfundoi shqyrtimi pa …

Kuvendi do të votojë për ligjin e gjuhëve dhe për gjykatësit kushtetues Read More »

Zaev: Ligji duhet të jetë i barabaratë për të gjithë


Kjo qeveri gjithçka hasi në krim. Sipas informacioneve të mia, ka thënë Zaev, bëhet fjalë për dhjetëra e dhjetëra lëndë potenciale për hetim nga Prokuroria Publike e cila gjithsesi do të tregojë nëse ka diku dyshime bazë për hapjen e procedurave të mundshme gjyqësore për cilindo i cili në mënyrë potenciale ka gabuar para ligjit, …

Zaev: Ligji duhet të jetë i barabaratë për të gjithë Read More »

Ivanov: Ligji i gjuhëve, liderët t’i dëgjojnë ekspertët


Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin e tij vjetor në Kuvend ka folur edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Dua avancimin e gjitha gjuhëve, përfshirë edhe atë të shqipes. I ftoj liderët t’i dëgjojnë ekspertët dhe të bëjnë ligj cilësor që të mos kontestohet, zgjidhje gjithëpërfshirëse pa krijuar pastaj pasoja. Vetëm kështu do …

Ivanov: Ligji i gjuhëve, liderët t’i dëgjojnë ekspertët Read More »