Vazhdojnë dilemat për Ligjin për Gjuhët, Kadriu: “Shqipja” nuk barazohet me gjuhën maqedonase


Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili para disa ditëve u votua nga shumica parlamentare dhe zgjoi reagime të shumta si nga opinioni i brendshëm ashtu edhe nga opinioni i jashtëm, është shumë i qartë se kur, ku dhe në cilin nivel do të përdoret gjuha shqipe. “Shqipja” do të përdoret gjatë komunikimit me institucionet shtetërore si: Kuvendi, Kryetari i Shtetit, Qeveria, Gjykata, Prokuroria Publike, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, në faturat e institucioneve, në procesin zgjedhor, në arsim, shkencë, shëndetësi, kulturë, në aplikimin e autorizimeve policore, në veprimtarinë transmetuese, noteri, përmbarimin, regjistrin, dokumentet personale, financat, ekonominë dhe të gjitha institucionet me seli në Qytetin e Shkupit.
Sipas Neneve të cilët morrën ngjyrë jeshile nga shumica parlamentare, si dhe sipas vlerësimeve të një pjese të ekspertëve juridik, ky ligj nuk barazon gjuhën shqipe me gjuhën maqedonase, si shembull janë obligimet administrative në Maqedoninë Lindore. Në këtë rast, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë dokumente në gjuhën amë, por në të njejtin dokument do të jetë e përfshirë edhe gjuha maqedonase. Mirëpo, ky ligj obligon të gjitha komunat në Maqedoni që për çdo rast të kenë të punësuar përkthyes të cilët nëse paraqitet nevoja duhet të asistojnë, në rast të kundërt inspektorati i formuar do të vendos nëse do të pësojnë dënime ose jo për komunat që nuk kanë të punësuar përkthye.

Sipas këtij ligji, faturat, raportet fiskale dhe faturat e lëshuara nga institucionet gjithashtu do të jenë në gjuhën që flasin së paku 20% e popullsisë, ndërsa kartëmonedha dhe monedhat, si dhe pulla postare do të përmbajnë vetëm simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën që flasin të paktën 20% e qytetarëve.

Me këtë ligjë është e paraparë që uniformat policore, të zgjarrfikësve dhe punonjësve në shëndetësi në Shkup si dhe të njësive të vetqeverisjes lokale, ku së paku 20 përqind të popullsisë flasin gjuhë tjetër përveç maqedonases, të jenë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe gjuhën të cilën e flasin së paku 20 përqind të qytetarëve, që domethënë se gjuha shqipe nuk do të jetë zyrtare në vende ku shqiptarët janë nën 20 përqind prej popullsisë.

Eksperti juridik Bekim Kadriu për “Nezavisen Vesnik” ligjin e miratuar e vlerësoi si ligji më i mirë i ofruar deri më tani, i cili mundëson maksimalisht përdorimin e gjuhës shqipe, por se i njejti nuk barazon me gjuhën maqedonase.

“Ky ligj paraqet oferta më e mirë dhe oferta më e mirë deri më tani i cili dukshëm dhe maksimalisht do të përmirëson përdorimin e gjuhës shqipe. Në Maqedoninë Lindore, për shembull, me kërkesë eventuale të qytetarit, institucionet janë të obliguar t’i përgjigjen në gjuhën që qytetari ka kërkuar, me një përjashtim që dokumentet do të jenë në gjuhën maqedonase dhe shqip. Ky ligji nuk barazon dy gjuhët, përshkak se përshembull, në të gjitha vendet ku shqiptarët janë nën 20 përqind nuk do të jetë e obligueshme të flitet gjuha shqipe. Po ashtu, në marrëveshjet ndërkombëtare të Maqedonisë do të jenë të shkruar në gjuhën maqedonase. Por gjuha shqipe, sipas këtij ligji, do të shfrytëzohet në shtëpinë ligjvënëse dhe do të jetë në nivelin e njejtë me maqedonasen. Nuk është e vërtetë se në Ish-Jugosllavi gjuha shqipe është shfrytëzuar në mënyrë që ky ligj parasheh përshkak se ky version i ligjit është më i miri deri më tani. Kryetari Ivanov nuk ka ingerenca të ndaloj aplikimin e këtij ligji, ai ka forcën vetëm të anuloj këtë ligj. Mendoj që kur kishte mundësi financiare të realizohet projekt si “Shkupi 2014″, me siguri do të sigurohen financa për realizimin të këtij ligji”, deklaroi Kadriu.

Kadriu rikujtoi se në suazë të ligjit do të formohet Agjencioni për Agjenci për përdorimin e gjuhës që flet së paku 20 përqindtë qytetarëve dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve. Këto dy institucione do të kenë detyrën e monitorimit dhe ndihmësit në procesin e zbatimit të Ligjit për Gjuhët.

Nëse në afat prej një viti pas hyrjes në fuqi të ligjit i njejti nuk respektohet nga ana e të gjithë insitucionet relevante dhe komuna, do të pësojnë gjoba në vlerë prej 4 mijë deri 5 mijë euro.

Blerim Ismaili