Ivanov: Ligji i gjuhëve, liderët t’i dëgjojnë ekspertët


Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin e tij vjetor në Kuvend ka folur edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Dua avancimin e gjitha gjuhëve, përfshirë edhe atë të shqipes. I ftoj liderët t’i dëgjojnë ekspertët dhe të bëjnë ligj cilësor që të mos kontestohet, zgjidhje gjithëpërfshirëse pa krijuar pastaj pasoja. Vetëm kështu do të dalim më të fuqishëm dhe më të bashkuar”, ka thënë Ivanov, transmeton Medial.mk.

Sipas tij, çdo propozim ligj duhet të mendohet se si do reflektohet në gjeneratat e ardhshme.

Ai madje pothuajse në çdo fjali të tij ka përmend se kërkesat e qytetarëve janë edhe të tijat, ndërsa ka ftuar që të ndalet revanshizmi politik.

Gjatë përfundimit të fjalimit të tij ai është duartrokitur vetëm nga deputetët e opozitës maqedonase, pra VMRO-së të cilën kanë thyer heshtjen vetëm për të dëgjuar fjalën e tij vjetore në Kuvend.