Opozita: Maqedonia mori Raport pozitiv, që të nxitet për të ndryshuar emrin


Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE-ja thotë se Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është pozitiv, vetëm që të nxitet Qeveria që të ndryshojë emrin, njofton Portalb.mk. Kanë pyetur, por nuk kanë marrë përgjigje se deri te nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia në Samitin e Bashkimit Evropian më 28 qershor do të marrë datë për nisjen e …

Opozita: Maqedonia mori Raport pozitiv, që të nxitet për të ndryshuar emrin Read More »

Liderët evropian përgatiten për marrëveshjen e emrit të Maqedonisë


Në pritje të bisedës së sotme telefonike mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ku do të mësohet definitivisht se a do të ketë marrëveshje, ambasadori grek në Bruksel, sipas burimeve të Mkd.mk në mëngjes i ka informuar kolegët e tij se marrëveshja do të arrihet sot, ndërsa këto ditë do të nënshkruhet, transmeton Portalb.mk. …

Liderët evropian përgatiten për marrëveshjen e emrit të Maqedonisë Read More »

Kjo është marrëveshja që pritet ta nënshkruajnë Zaev dhe Cipras


Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm (erga omnes) e verifikuar me ndryshime kushtetuese, është baza e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet në Prespë deri kah fundi i javës, thuhet në dokumentin deri tek e cila erdhi Alsat-M nga përfaqësues ndërkombëtarë të mediave në Athinë. Sipas burimeve tona, marrëveshja mes …

Kjo është marrëveshja që pritet ta nënshkruajnë Zaev dhe Cipras Read More »

Zaev për komunikatën e Ivanovit: Duhet të ndihmojmë jo të pengojmë


“Qytetarët janë ata që vendosin në referendum, por gjithsesi unë si kryeministër dhe Gjorge Ivanov si president duhet t’ju ndihmojmë qytetarëve dhe jo tua vështirësojmë procesin”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, derisa komentoi qëndrimin e Ivanovit rreth zhvillimeve për çështjen e emrit.

Ahmeti mbledh nënkryetarët, referohet për emrin


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në Tetovë takon nënkryetarët e partisë, njofton Medial.mk. Pikë referimi, siç mësojmë nga burime brenda BDI-së pritet të jenë bisedimet dhe hapat më pas për datë për BE dhe NATO. Në pyetjen për qëndrim lidhur me propozimin “Republika Severna Makedonija”, nga atje pohojnë: “se aty do të shpjegohen vetëm …

Ahmeti mbledh nënkryetarët, referohet për emrin Read More »

Zaev: Shpresoj që sot të kemi marrëveshje


Ende nuk ka marrëveshje, por shpresoj që sot do të dakordohemi me kryeministrin Aleksis Cipras. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, sot pas pjesëmarrjes në Biznes forumin “Projekte investuese dhe mundësi në sektorët e transportit, energjetikës dhe ambientit jetësor në Maqedoni”. “Sot kemi bisedë thelbësore për zgjidhje përfundimtare që kësaj çështje. Nëse merremi vesh, do …

Zaev: Shpresoj që sot të kemi marrëveshje Read More »

Ivanov: Është joserioze çështja e emrit të zgjidhet me telefonatë


Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov vlerëson se deklaratat e Zoran Zaevit, se refuzimi i marrëveshjes me Greqinë, do t’i kërcënoj perspektivat e vendit për hyrje në NATO dhe BE, paraqesin tentim të dëshpëruar për manipulim të qytetarëve të Maqedonisë në prag të referendumit që do të mbahet. “Përcaktimet strategjike të Maqedonisë për hyrje në BE …

Ivanov: Është joserioze çështja e emrit të zgjidhet me telefonatë Read More »

Kotzias: Greqia lejon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nëse arrihet marrëveshje


Кreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka komentuar bisedën telefonike mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Zaev. “Sot kemi bërë hapin vendimtar” deklaroi në një intervistë për televizionin grek “Contra”. Ai ka thënë se dy kryeministrat do të bisedojnë sërish për të përfunduar marrëveshjen. Sa i përket perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, Kotzias tha se …

Kotzias: Greqia lejon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nëse arrihet marrëveshje Read More »

Stipe Mesiq: Politikanët shqiptarë në Maqedoni janë konstruktiv në bisedimet për çështjen e emrit


Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në një bisedë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ka folur për bisedimet midis Shkupit dhe Athinës rreth çështjes së emrit, rolin e faktorit politik shqiptarë të Maqedonisë në këtë proces, si dhe për angazhimet e Qeverisë Zaev për të ndërtuar një shtet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. …

Stipe Mesiq: Politikanët shqiptarë në Maqedoni janë konstruktiv në bisedimet për çështjen e emrit Read More »

Zaev dhe Dimitrov fotografi të përbashkët, në një vijë për emrin


Mediumet greke me të madhe shkruajnë se Marrëveshja përfundimtare me Maqedoninë për emrin është shumë afër, mirëpo ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov është pengesa kryesore. Sipas mediave greke, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka mendime të ndryshme me ministrin për punë të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe këto mendime të kundërta nuk …

Zaev dhe Dimitrov fotografi të përbashkët, në një vijë për emrin Read More »

Boshnjakovski: Nuk ka ndarje në mes Zaevit dhe Dimitrovit


Qeveria ka hedhur poshtë shkrimet në disa media se ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ka mospajtime me kryeministrin Zoran Zaev, sa i përket çështjes së emrit. Në një deklaratë për MIA, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, ka thënë se nuk ka asnjë ndarje në Qeverinë e Zaevit.“Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të …

Boshnjakovski: Nuk ka ndarje në mes Zaevit dhe Dimitrovit Read More »

Kaloi 9 qershori për zgjidhjen e emrit, Zaevi në ‘qorrsokak’


Ka kaluar 9 qershori e përcaktuar si datë kur duhej të ndodhte telefonata apo takimi i paralajmëruar midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për finalizimin e negociatave për emrin dhe arritjen e marrëveshjes, informon INA. Në tryezë ishin tre propozime: Maqedonia Veriore, E Epërme apo edhe ajo e Vardarit. Sipas informacioneve të lansuara në …

Kaloi 9 qershori për zgjidhjen e emrit, Zaevi në ‘qorrsokak’ Read More »

“Ministri Dimitrov bllokon procesin, prandaj nuk ndodh telefonata Zaev-Tsipras”


Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se në qeverinë e Zaevit ka ndasi, dhe se minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov luan lojë personale. Sipas gazetës, qeveria greke është në pritje të telefonatës nga Zaevi, për të përmbyllur gjithçka dhe për t’u realizuar takimi përfundimtar në Prespë. Mirëpo, ngecja, sipas gazetës, ndodh për shkak se …

“Ministri Dimitrov bllokon procesin, prandaj nuk ndodh telefonata Zaev-Tsipras” Read More »

Mediat greke: Ka dakrodim për emrin


Biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, pritet të jetë kyçe dhe të qartësojë para opinionit nëse palët kanë tejkaluar dallimet për emrin dhe nëse janë pranë arritjes së marrëveshjes për mbylljen e kontestit të emrit. Megjithatë, edhe pse e paralajamërua prej disa ditësh, kjo bisedë akoma nuk po …

Mediat greke: Ka dakrodim për emrin Read More »

“Emri”, Bejli: SHBA mbështet zgjidhjen e pranueshme për të dyja palët


SHBA-ja tanimë një kohë të gjatë i jep mbështetje Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan Xhes Bejli sipas të cilit zgjidhja e këtij kontesti do të sjellë të mira për të dyja vendet, por gjithashtu do të kontribuoj edhe për paqe dhe prosperitet në tërë rajonin. “Vazhdojnë …

“Emri”, Bejli: SHBA mbështet zgjidhjen e pranueshme për të dyja palët Read More »

Osmani – Mogherini: Orët në vijim – vendimtare për epilogun e negociatave


Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadrin e vizitës dyditore zyrtare në Bruksel, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nënpresidente e Komisionit Evropian, Federika Mogherini. Me këtë …

Osmani – Mogherini: Orët në vijim – vendimtare për epilogun e negociatave Read More »

“Kathimerini”: Më mirë një emër në anglisht, se sa në sllavisht, për Maqedoninë


Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se shumë pak grekë, mbase asnjë, janë të etur që ta shohin Shkupin ta përdor termin “Maqedonia. Megjithatë, gazeta konsideron se kjo luftë ka humbur 25 vite më parë, kurse fakti i parehatshëm është se vendi është njohur me emrin kushtetues nga shumë shtete në botë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Madje edhe …

“Kathimerini”: Më mirë një emër në anglisht, se sa në sllavisht, për Maqedoninë Read More »

Cipras sot pret telefonatën nga Zaevi?


Emri “Erga Omnes Republika Severna Makedonija” ka ngjallur optimizëm në Athinë pas dështimit të përpjekjeve ditët e fundit. Athina pret sot telefonatë nga Zaev për miratimin e emrit Republika e Maqedonisë Veriore-Republika Severna Makedonija, si dhe disa pika bazë për përdorimin Erga Omnes të emrit do lejohet afati 2-vjecar.Reforma kushtetuese do fillojë nga neni 3 …

Cipras sot pret telefonatën nga Zaevi? Read More »