Ahmeti mbledh nënkryetarët, referohet për emrin


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në Tetovë takon nënkryetarët e partisë, njofton Medial.mk. Pikë referimi, siç mësojmë nga burime brenda BDI-së pritet të jenë bisedimet dhe hapat më pas për datë për BE dhe NATO.

Në pyetjen për qëndrim lidhur me propozimin “Republika Severna Makedonija”, nga atje pohojnë: “se aty do të shpjegohen vetëm se deri ku jemi dhe ku janë dilemat”.

Me këtë rast në BDI mohojnë tendencat më parë liferuar në disa media se pikë diskutimi mund të jenë ndryshimet eventuale në strukturat udhëheqëse të partisë. Kjo pritet të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të përgjithshëm të partisë.