Zaev dhe Dimitrov fotografi të përbashkët, në një vijë për emrin


Mediumet greke me të madhe shkruajnë se Marrëveshja përfundimtare me Maqedoninë për emrin është shumë afër, mirëpo ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov është pengesa kryesore.

Sipas mediave greke, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka mendime të ndryshme me ministrin për punë të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe këto mendime të kundërta nuk lejojnë që marrëveshja të nënshkruhet.

Mirëpo përveç që qeveria i mohoi këto lajme, kryeministri Zaev dhe ministri Dimitrov dje kaluan një ditë bashkë dhe demantuan se ka ndarje për çështjen e emrit.

Sipas informacioneve më të fundit, gjithçka është gati që marrëveshja të nënshkruhet mungon vetëm telefonata mes dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Lajmi i fundit kliko KËTU.