Sulmohet taksisti pasi nuk i ka lejuar udhëtarët që të ndezin cigare në veturë

Një taksist nga Shkupi dje në “Aradhat partizane” është sulmuar me grushta në kokë, ndërsa u godit me shishe nga dy udhëtarë pasi që nuk i lejoi të ndezin cigare në automjet. Sulmuesit ikën, ndërsa taksistit i është ofruar ndihma mjekësore.

Siç është theksuar në buletinin policor, në Sektorin për punë të brendshme Shkup, Ç.I.(40) nga Shkupi-taksist, ka paraqitur se dje rreth orës 1:20 në bulevardin “Aradhat partizane” në automjetin e tij është sulmuar nga dy persona të panjohur. Dy personat kanë hiopur në taksi dhe kanë dasshur të ndezin cigare, por ai nuk i ka lejuar. Pasi që kanë arritur në bulevardin “Aradhat partizane” njëri prej personave ka filluar ta godasë në kokë, ndërsa persopni tjetër me shishe prej xhami e ka goditur në pjesën e kokës, pas çka që të dy kanë ikur. Personit Ç.I. i është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e plotë të rastit.