Stanishev: Makroni drejton politikë të inatit, vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në BE

Vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht edhe një herë vendime të rëndësishme  për të ardhmen e BE-së bëhen viktimë e sjelljes së papërgjegjshme, të bazuar  në mendime afatshkurta dhe politike të brendshme, deklaroi lideri i Partsië së Socialistëve Evropianë, Sergej Stanishev në takimin përgatitor të kryeministrave dhe eurokomisarëve të majtë  para Këshillit Evropian sot në Bruksel.

Ai theksoi se për momentin presidenti francez Emauel Makron drejton politikë të inatit.

“Kjo nuk është demonstrim i forcës,  përkundrazi është e kundërta – pafuqi”, tha Stanishev dhe shtoi se reformat dhe rindërtimi i BE-së nuk mund të zbatohen në këtë mënyrë – me mosrespektim të kritereve, rregullave, solidaritetit dhe procesit të ndërtimit të besimit.

Me ftesë së Stanishevit sot kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama,si dhe ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras kanë marrë pjesë në takim.

Në letrën speciale, të cilën Stanishev ia ka dërguar kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, Stanishev tenton në emër të PSE-së çështja të vendoset në rend dite në Samit.