Spasov: Ivanov po e zhyt vendin në luftë

Profesori universitar, Gjorgji Spasov ka reaguar pas deklarimit të Presidentit Ivanov se nuk do të nënshkruaj ligjin për gjuhët, shkruan Fakte. Ai ka thënë se sipas kushtetutës, Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedh nëse do të nënshkruaj ose jo ligjin, kur i njejti është votuar për herë të tretë në Kuvend.

“Me këtë veprim, Ivanov po e zhyt vendin në destabilitet, po kërcënon paqen dhe po nxit konflikte. Ai duhet për këtë të përgjigjet penalisht“- ka shkruar përveç tjerash Spasov.