A po bëhet Besa pjesë e Qeverisë!?

LSDM dhe Lëvizja BESA  me kryetar Afrim Gashin të mërkurën pas dite kanë nisur bisedimet për ndarjen e kulaçit qeveritar.

Sipas informatave jozyrtare, tashmë është marrë qëndrimi brenda dy partive të mëdha – LSDM dhe BDI që Lëvizja BESA të jetë pjesë e Qeverisë, por që do të jetë e hapur edhe për partitë tjera: PDSH, Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin dhe Aleancën për Shqiptarët.

Në LSDM më shumë dëshirohet një koalicion sa më i gjerë i Qeverisë, kjo për shkak të shumicës  së brishtë në Parlament, por që nuk ka arritur të bind deri në fund BDI-në këtë drejtim, thonë burimeve qeveritare.

Në takimin e paralajmëruar të liderëve partiak, Zoran Zaev dhe Afrim Gashi, do të bisedohet edhe për përfshirje e Lëvizje BESA në Qeveri, konfirmon zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani./Zhurnal