Shkupit i ndodhi gjenocid ekologjik


Sipërfaqa e madhe që po ndërtohet me beton në udhëkryqin tek “Skopjanka”, në vendin e lojrave për fëmijë dhe parkut lokal është sulmi i fundit i hapsirës së gjelbër në këtë pjesë të Aerodromit, që dikur është konsideruar si një ndër lagjet më me gjelbrim. Në mesin e qindra ndërtesave të cilat u ndërtuan në këtë rajon mezi mund  të gjesh ndonjë metër katror gjelbrim me gardh mbrojtës. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka theksuar se ka mbetur vetëm një hapsirë e paprekur nga projekti “Shkupi 2014” në qendrën e qytetit në të cilin në vend të ndërtesës mund të mbjellet gjelbrim. Përveç se në këtë hapsirë drunj dhe gjelbrim mund të mbjellen vetëm nëpër kulme, terasa dhe nëpër “saksi” pasi që hapsira e qytetit maksimalisht është uzurpuar me beton dhe mermer. Për atë paralajmërimi i kryetarit të Qytetit se do ta gjelbëroj Shkupin përmes terasës së Qendrës tregtare të qytetit gjeti zgjidhje edhe pse kishte kundërshtime.

„Nezavisen Vesnik” hulumtoi gjendjen me gjelblërimin në Shkup se si ka qenë para dhjetë vitesh dhe çfarë u bë për ta kompensuar dëmin e çmendurisë dhjetëvjeçare urbane.

 

Kadastri i Gjelbër regjistroi 100,000 drunjë dhe shkurre

Për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara nga prerja e pemëve dhe shkatërrimi i gjelbërimit, Qyteti i Shkupit dhe UNDP për herë të tretë punojnë për Kadastrën e Gjelbër të Qytetit. Në periudhën e fundit, është bërë incizimi i 650 hektarëve sipërfaqe të gjelbra dhe 100.000 pemëve dhe shkurreve në bulevardet dhe në parqet e qytetit, ndërsa tani mbetet për t’u bërë edhe në komunat dhe oborret private. Shënohet tipi i çdo peme, nëse është me gjelbërim të përjetshëm ose gjethrrënës, sa është madhësia e tyre, mosha, gjendja e tanishme, nëse është e rrezikuar apo jo e të tjera.

Edhe pse Maqedonia nuk arrin t’i numërojë banorët e saj, qyteti është në gjendje për t’i  numëruar shkurret, me çka do të ofrojë zgjidhje që në vitet e ardhshme të arrijë mesataren evropiane që qyteti të ketë 25 metra katror gjelbërim për kokë banori?! Duke marrë parasysh faktin se nuk dihet numri i banorëve dhe se ende nuk ka përfundimi inçizimi i gjelbërimit në kompetencë të komunave, ende nuk mund të tregohet as edhe sipërfaqja e përgjithshme e gjelbërimit, e as numri I përgjithsëm i fidanëve në të gjithë territorin e qytetit, e me saktësi nuk mund të tregohet se cila komunë në qytetin e Shkupit është më e gjelbëruar apo më pak.

Kadastri i gjelbërt si ide është promovuar kohë më parë, ndërsa si detyrim është rregulluar me Ligjin për gjelbrim urban. Studentët, inxhinierët e pylltarisë, biologët shkuan nëpër qytet me mjete teknike, e për synim kishin  drunjtë të disa lokacioneve të caktuara, duke përfshirë edhe park-pyjet në Vodno, parkun e qytetit, parkun e frankofonisë , parkun ,,Zhena borec” si dhe disa linja me drunjë të bulevardeve. Kadastri ende është në përpunim e sipër, ndërsa duhet të sigurohen mjete që të jetë vazhdimisht i përditsuar nga Qyteti i Shkupit dhe “Parqet dhe Gjelbërimi” , që të mund në mënyrë adekuate  të veprojë dhe të shihen të mirat e tij.

,,Zakonisht priten pemët sepse ata janë të vjetëruara dhe mund të shkaktojnë rrezik për sigurinë e qytetarëve. Nuk them se me projektin  “Shkupi 2014” nuk u prenë shumë drunjë, por tani po mbjellen shumë nëpër parqe, nëpër bulevardet dhe pjesë tjera”, tha Kristina Buzharovska, inxhiniere e pylltarisë, që ishte e angazhuar në përgatitjen e projektit për Kadastrën e gjelbërt.

“U regjistrua çdo dru me atribute të shumta, lartësi, pamja etj. Kjo mund të jep të dhëna për atë se sa oksigjen prodhojnë, sa dioksidi karbonit pastron, e këtë do ta kenë parasysh komunat të cilat kanë një sipërfaqe të caktuar që duhet ta menaxhojnë”, tha Vladimir Pavlov, magjistër për politikën e pyjeve.

Nuk ka regjistrim, prandaj nuk dihet se sa drunj ka për kokë banori

,,Se gjelbrimi është shumë i  rëndësishëm në mjediset urbane e dinë të gjithë, por edhe përkundër asaj është në goditje të vazhdueshme nga ndërtimtaria, sepse planifikuesit urban dhe investitorët nuk e kanë të zhvilluar mendjen e një ekologu. Ata e shikojnë objektin, duan ta ndërtojnë, ta paguajnë dhe të shkojnë”, thotë Ana Petrovska nga Ministria e mjedisit jetësor.

“Është për të ardhur keq që njerëzit të cilët, njejt si ne, e thithin këtë ajër dhe  kujdesen se a është i ndotur apo jo, nga ana  tjetër ata nuk kanë mirkuptim për ruajtjen e pasurisë së gjelbërt. Ligji i ri për gjelbërimin urban parashikon 25 metra katrorë gjelbërim për banorë, por vlerësimet e fundit ishin që ka vetëm 12.5 metra katrorë. Kur do të përfundojë kadastra, do ta dimë më mirë “, tha Petrovska.

Sipas organizatave joqeveritare dhe shoqatave qytetare për një mjedis të shëndetshëm, Kadastri i gjelbër është një veprim i mirë, por i vonshëm. Sipas tyre shumica e vendeve tashmë kanë një Kadastër të gjelbër, ndërsa ne ende tash po e përgatisim.

“Me atë do të konstatohet se si është gjendja  me gjelbërimin në qytet dhe kjo do të mundësojë të përmirësohet kujdesi rreth tij. Problemi është se qyteti, për shkak të urbanizimit të egër, politikat jo të mira dhe kujdesi më i madh i fitimeve individuale në vend të  interesave të qytetarëve, humbi aq shumë gjelbërim sa që  mendoj se kadastra nuk mund ta rregulloj, por do të përcaktojë vetëm masën e humbur së të gjithë neve , që besojmë se jeta e shëndoshë mund të ketë vetëm në mjediset ku ka mjedis të shëndetshëm “”tha Jane Dimeski nga shoqata ekologjike  ” Grinboks. ”

Gjelbërimi vuan

Biologu Kiril Arsovski-Przho konsideron se është e pakuptimtë të merren masa për zvogëlimin e ndotjes, nëse në të njëjtën kohë dëmtohen, degradohen apo reduktohen hapësirat e gjelbërta në vend se të rriten.Në vendbanimet ku ka parqe ose park-pyje, ndotja e ajrit është dy ose tre herë më e vogël se sa në pjesët e tjera të qytetit, thotë ai. Bimët e gjelbra shërbejnë si një filtër i gjerë që pastron në mënyrë të shkëlqyeshme ajrin nga gazrat dhe grimcat e aerosoleve, rregullojnë temperaturën e jashtme ,lagështinë,zvogëlojnë ndryshimet klimatike dhe kanë edhe një funksion tjetër-sa më shumë hapësira gjelbërimi në sipërfaqet me pllaka, aq më pak problem me kanalizimet atmosferike.

Sipas të dhënave zyrtare të NP ,,Parqe dhe gjelbërim” ,Shkupi ka 4.131.352 metra katror sipërfaqe të gjelbër, gjegjësisht 12.7 metra katror për kokë banori, nëse  llogaritet sipas regjistrimit të fundit kombëtar  të vitit 2002,pa Vodnon dhe gjelbërimin periferik. Kjo është shumë pak për një mjedis urban që vazhdimisht zhvillohet, ndërtohet, riformohet dhe ndryshon dhe është larg mesatares evropiane dhe nga rekomandimet për 25 metra katrorë për kokë banori. . Në Debar Maalo dhe Bunjakovec, sipas vlerësimeve të organizatës joqeveritare “Reaktor” kjo përqindje deri në vitin 2020 do të bie në 4.4% ,nëse merret parasysh gjendja aktuale dhe projektet sipas PDU-së. Në krahasim, me vitin 1990, përqindja e gjelbërimit në të njëjtat vendbanime ishte mbi 21 për qind, ndërsa në vitin 2012, 13.8 për qind,përkundër disa qyteteve evropiane në të cilat ka gjelbrim deri i në 40 për qind!

Edhe më keq, sipas vlerësimeve tjera në Unazën e vogël,  pjesa qëndrore e qytetit,në vitin 2013 kishte gjysmë herë më pak drunj se sa 10 vite më parë,që lirisht mund të thuhet se në Qendër u bë eko-gjenocidin.Tjetër problem gjithashtu është prerja e drunjëve të vjetër dhe të zhvilluar , të përshtatur në klimën e qytetit, ndërsa u  mbollën vishnje japoneze, palma , si dhe drunjë ekzotik të shtrenjtë të cilët nuk bëjnë hije as sa një ombrellë dielli.

Shkupi ka 170 lloje drurnjë ,që është një biodiversitet i shkëlqyer, por ndoshta kjo nuk është aq mirë nëse karakteristikat e tyre janë të njohura. Kemi dhënë një propozim që në të ardhmen të mbjellen drunjë sipas lokacionit,por edhe atëherë të ketë kujdes sepse,p.sh, nëpër bulevare po mbillen drunjë të cilët japin më shumë oksigjen dhe pastrojnë më shumë dioksid karboni,por nga ana tjetër nuk kanë vend që të zhvillohen,, thotë magjistri Vladimir Stojanovski.

Rrethrotullimi i vogël humbi 185 drunjë për katër vjet

Nëse ndiqet situata me e drunjëve në periudhën 2002-2013, vërehet  prerja masive e tyre në pyjet dhe në parqet përgjatë lumit Vardar,si dhe në sheshin ,,Maqedoni,, para Shtëpisë së Armatës dhe  përballë objektit të postës kryesore. Në të njëjtën periudhë u mbollën drunjë të ri vetëm në rrugët “Orce Nikolov”, “Maxim Gorky” dhe përgjatë rrugës “Maqedoni”.Në prill të vitit 2013, u prenë 33 drunjë – pothuajse një pyll – në selinë e VMRO-DPMNE-së. Krahasimi i numrit të drunjve në atë periudhë, nga 2013 deri në vitin 2017, tregon se vetëm katër vite pjesa qendrore e qytetit ka humbur  185 drunjë! Në përgjithësi, në zonën e rrethrotullimi të vogël në vitin 2013 kishte 1.646 drunjë, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër u zvogëlua në 1.461. Përveç kësaj, duhet të kemi parasysh se si kalojnë vitet,ashtu edhe  ka më pak për të prerë.

Edhe pse ka dallime të mëdha në shkallën e gjelbrimit të qyteteve evropiane, Shkupi prap është në fund. Më të gjelbër, janë qytetet e Evropës Perëndimore me mbi 40% të gjelbërimit, pastaj vjen Evropa Lindore me 15 % ,ndërsa me më pak gjelbrim është Ballkani me më pak se 10 %.

Vlerësohet se gjelbërimi prej 25 metra katror për kokë banori mundëson një jetë të shëndetshme dhe humane,për këtë arsye ishte projekti për Shkupin në Planin e Përgjithshëm Urban të vitit 2002, të cilin qyteti asnjëherë nuk ka qenë afër për ta realizuar.

Nga perspektiva e sotme, pyetje është se a është i saktë  vlerësimi për 12.17 metra katrorë gjelbërim për kokë banori në qytet, pasi bazohet në regjistrimin e vitit 2002 , ndërsa është bërë në vitin 2011. Sidoqoftë, administrata e qytetit shpreson që në vitin 2020 të rritet gjelbërimi në 18.5 metra katror, por prap është ende larg nga 25 metra katrorët e dëshiruar dhe të planifikuar për kokë banori, sipas Ligjit të ri për Gjelbërimi Urban. Kjo dispozitë e ligjit duhet të ndikojë në të gjitha planet e ardhshme të përgjithshme urbane, së bashku me detyrimin ligjor të secilës pjesë që të ketë gjelbërim të detyrueshëm prej 10 deri 30 për qind, në varësi të qëllimit dhe vendndodhjes. Është edhe më larg situatës reale,nëse janë marrë parasysh analizat e gjelbërimit në Debar Maalo. Vet kryetari Petre Shilegov kohën e fundit vlerëson se Shkupi tani ka 40 për qind më pak gjelbërim për kokë banori, jo nga qytetet më të gjelbra evropiane, por nga mesatarja evropiane!

Park i ri prapa Luna parkut

Pjesa e dytë e Parkut të Qytetit, nga Luna Parkut deri tek hoteli Alexander Palace, do të jetë e rregulluar në mënyrën më të mirë, me të gjitha kushtet. Kjo pjesë e Parkut të Qytetit nuk është rregulluar për 70 vjet.

Së shpejti do të fillojë organizimi për rregullimin e  hapësirës prapa Filarmonisë së Maqedonisë, për të cilën do të shpenzohen shtatë milionë denarë. Planifikohet të mbillen gjashtëdhjetë drunjë të rinj dhe të bëhet rregullimi i  8,000 metrave katrorë me gjelbërim.

Komuna e Karposit njoftoi gjithashtu  për ndërtimin e një parku të ri. Ai do të fillojë të ndërtohet nga ky muaj përgjatë lumit Vardar, nga shkëmbi artificial deri në puset e lumit Lepenec.

Këto parqe janë pjesë e 43 zonave që janë planifikuar të rregullohen në qytet.

Shoqatat qytetare të mposhtura nga biznesi

Rasti i fundit kur qytetarët u ngritën në mbrojtje të gjelbërimit ishte kur filloi ndërtimi i gazsjellësit në Vodno. Përfaqësuesit e iniciativës qytetare “E dua Vodnon” vlerësuan se shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se fitimi, por edhe pse ata qëndruan para ekskavatorëve, prerja e drunjëve në Vodno vazhdoi sepse ishte më lire pikërisht aty që të kalojë gazësjellësi.

Më parë, në vitin 2013, “Mbrojtësit e parqeve” nuk arritën të shpëtojnë 18 drunjë rreth hotelit”Bristol”, të cilat u prenë në orën 3 të mëngjesit me ndihmën e policisë dhe forcave special. U prenë edhe plepat në Kapistec, drurët në bulevardin “Kliment Ohridski”,bagremët në”Ilindenska”, drunjët rreth ndërtesës “Nastel”, në Aerodrom pranë “Majcin dom” dhe shumë të tjerë që shqetësuan qytetarët.

Në Çair, poashtu në vitin 2013, ishin  lëshuar 17 pulla për ndërtim të ndërtesave në vend të parqeve. Iniciativa qytetare nga Çairi mblodhi 600 nënshkrime dhe bëri  një kërkesë për moratorium të të gjithave  aktivitetet ndërtimore në Komunë, pas së cilës kryetari i atëhershëm Izet Mexhiti njoftoi se i ka shfuqizyar 12 nga 17 pulla ndërtimi. Komuna me këtë humbi 5 milion euro, por ruajti 12 parqe.

Në Karposh, “Sheshi i Lirisë” u përpoq të ndalonte betonimin e parkut, por dështoi pasi dy ditë pas protestës, parku u betonua.

Pjesë e gjelbërimit në qendër të Shkupit, në vendin para Shtëpisë së ARM-së ku u dërtua kisha  “Shën Konstandini dhe Helena “, u prenë gjithashtu.

Edhe përkundër protestave për të ndryshuar Planin Detal Urbanistik(PDU), kisha ishte ndërtuar, e vend për gjelbërim pothuajse nuk ka . Lista e gjenocidëve ekologjik edhe më tutje vazhdon të mbushet … (BB)