Shkupi në mbeturina: Mungon sistemi, pastruesit, аutomjetet dhe kultura


Grumbujt e mbeturinave të hedhura poshtë nga dritaret e konviktit studentor “Pellagonija” në Shkup – nxitën autoritetet e qytetit për të pastruar edhe konviktet dhe shkollat tjera të qytetit, pasi u bë e qartë se nuk bëhet fjalë për një “incident” ekologjik, por për shprehi dhe stil sjelljeje. “Nezavisen Vesnik” ka hulumtuar se kush është fajtor për kaosin higjienik, pse qytetarët në qytet aspektin e pastërtisë nuk e marrin më me kujdes, pse institucionet nuk marrin masa të vetëdisimit dhe edukimit, pse ata nuk pastrojnë aq sa duhet dhe si ta tejkalojmë këtë.

Mbrapa konviktit studentor “Pelagonija” në vendbanimin “Kisela Vodë” përsëri pamë të hudhura dhjetëra kanaçe të birrës dhe mbetje të ushqimeve, ndërsa vetëm disa metra nga aty ka tre kontejnerë të cilët qëndrojnë bosh. Mbështjellës të ëmbëlsirave, letër mëndafshi dhe shishe plastike që riciklohen pothuajse në të gjithë Evropën, në Shkup mund të shihen si një fotografi e zakonshme në rrugë. Shportat për mbeturina nuk shfrytëzohen, mbeturina ka gjithandej: Në parqe, kullosa, ulëse, në stacione, në autobusë, në shkolla dhe në  kopshte. Pyetja se pse është kjo kështu dhe se a është  aq  e veshtirë  që të hudhet mbeturina në shportë, sociologu Ilia Aceski i cili ka hulumtuar qëndrimet e njerëzve për mjedisin thotë se kjo vjen si pasojë e mos edukimit të fëmijëve qysh në moshë të re.

“Në shoqëritë në përgjithësi, nga mosha më e re mësohen rregullat e sjelljes. Edukimi fillon që nga kopshtet, vazhdon në nivelet tjera të arsimit, por rol shumë të rëndësishëm luan edhe familja. Ajo mungon tek ne. Institucionet edukativo-arsimore dhe familja janë mediumi i parë që fëmijëve duhet të i’u mbjell dashuri  për një mjedis  të shëndetshëm “, theksoi Aceski.

Ai shpjegon se është  e vështirë të presësh një shkallë të lartë të ndërgjegjësimit për rëndësinë e mjedisit jetësor në një situatë ku një numër i madh i qytetarëve përballen me kushte të mjerueshme të jetesës.

“Thjesht, ata janë të mbingarkuar me probleme tjera, kështu që për ata problemi i higjienës apo ndotjes nuk ekziston fare . Të gjithë ne jemi nën presion të një mënyre jo të shëndetshme të jetesës.Ne jemi indiferent ndaj faktit se gjërat në përgjithësi nuk varen nga ne, ajo na bën të sillemi më me përgjegjësi, shohim se çfarë bëjnë të tjerët, dhe atëherë themi se edhe ne do të bëjmë të njejtën, por sidoqoft,duhet të ja fillojmë nga diku’’  shtoi për fund profesor Aceski.

Organizatat jo qeveritare vlerësojnë se Shkupi në përgjithësi është një qytet i ndotur, pa një plan ndërtimi, pa hapësirë ​​të mjaftueshme gjelbërimi, pa një sistem cilësor të ujërave të zeza, pa trotuare normale, baltë, pluhur …”Gjendja e higjienës brenda dhe rreth qytetit mund dhe duhet të jetë më mirë. Shkupi nuk është në nivelin e qyteteve më të varfra. Do të veçoja dy probleme kryesore: njëra është infrastruktura e pamjaftueshme, tjetra është ndërgjegjësimi i ulët i qytetarëve. Institucionet duhet të investojnë më shumë në mbledhjen e mbeturinave. Për hirë të së vërtetës, ndërrmarja publike”Higjiena komunale” në muajt e fundit ka qenë shume aktive në terren,reagon me kohë, pastron, por nuk do të arrinin as edhe mijëra njerëz të pastrojnë, nëse dhjetëra ose qindra mijëra njerëz njëkohësisht hedhin mbeturina dhe ndotin ambientin,”, theksoi Blaze Josifovski nga Asociacioni për mjedis të pastër jetësor ” Hajde  Maqedoni”.

Në fokusin e tyre është ndikimi i sjelljes dhe ndryshimi i qëndrimit të opinionit, sektorit privat dhe sektorit civil drejt praktikave më të qëndrueshme për menaxhimin e mbeturinave nëpërmjet edukimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit, përmes aktiviteteve nga ana e sektorit civil.

“Është një fakt i tmerrshëm që vetëm në Shkup ka disa qindra deponi të egra. Nuk mund ta përcaktojmë numrin e saktë, sepse disa mbyllen, tjerat hapen. Fshatrat që gravitojnë rreth Shkupit janë prallë në vete, kanë depot e tyre prej vitesh që janë burim i sëmundjeve “, tha Josifovski.

Drejtori i “Higjienës Komunale”, Abdusamed Shabani, tha se deponitë e egra janë shkaktuar si pasojë e jo ndërgjegjësimit dhe jo vetëdisimit të qytetarëve.

“Vitin e kaluar kemi pastruar zonën e Qytetit të Shkupit me mbeturina prej 5,144 metra kub dhe kjo paraqet një rritje prej 516 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Çdo hedhje e mbeturinave në sipërfaqe publike paraqet shkelje të Ligjit për pastërti publike dhe i nënshtrohet sanksioneve. Në atë drejtim, eko-patrulla jonë realizoi një numër të madh të aksioneve në koordinim me kujdestarët komunalë të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit. Në vitin 2018, Eko-patrulla përgatiti 1.400 proces-verbale informative dhe edukative për qytetarët e pavetëdishëm, gjë që rezultoi dukshëm në reduktimin e deponive të egra dhe hedhjen e pahishjshme të tyre. Ne e dimë që shprehitë fitohen që në moshë më të vogël dhe mu për këtë arsye shërbimi ynë për edukim mbajti ligjerata në 37 shkolla fillore dhe 20 kopshte, për t’i mësuar dhe trajnuar fëmijët se si duhet vepruar me mbeturinat. Përveç kësaj ne kemi realizuar një sërë eko-manifestimesh për të rinjtë’’, theksoi Shabani.

Ai tha se edhe përkundër shumë problemeve, për çdo ditë në tre ndërrime arrijnë që t’i mbledhin dhe t’i transportojnë mbeturinat nga amvisritë në qytet dhe në zonat rurale, si dhe nga 600 subjekte ekonimke.

“Vetëm vitin e kaluar kemi mbledhur dhe transportuar gjithsej 140.809 ton mbeturina komunale. Ne mirëmbajmë higjienën në gjashtë milionë metra katrorë të sipërfaqeve publike dhe të trafikut që nënkupton fshirjen dhe larjen. Ne kemi vështirësi të merremi me automjetet e shërbimeve, rrugët janë të ngushta, vështirë lëvizim “, shtoi Shabani.

“Higjiena Komunale” ka të punësuar 1058 punonjës, prej të cilëve 150 punëtorë sezonal janë të angazhuar nga Qyteti i Shkupit dhe 250 përmes Agjencive për punësim të përkohshëm. Shumica e tyre janë të punësuar në sektorin e higjienës (pastrues, vozitës, mbledhës të mbeturinave), ndërsa pjesa tjetër janë në sektorin e mirëmbajtjes dhe në pjesën administrative.

Në fillim të vitit ishin të shpallura konkurse për 300 punësime në këtë ndërrmarje. Më vonë u shpjegua se, në fakt, bëhet fjalë për rregullimin e statusit të personave të cilët edhe pas dhjetë vjetësh ishin angazhuar përmes Agjencisë për punësim të përkohshëm. 90 përqind e tyre janë pastrues të rrugëve, si më e nevojshme për momentin.

“Në institucion kemi tepër të punësuar nga kuadro që nuk i shërbejnë askujt dhe për asgjë. Në “Higjienën komunale” kemi edhe proces tjetër në të cilin njerëzit që punojnë ose duan të punësohen themi se janë mbledhës të mbeturinave, gjegjësisht se atje zakonisht përfundojnë njerëzit që nuk kanë aftësi të larta intelektuale dhe shihen si punëtor dore, ato vende janë jo atraktive. Ndërrmarja duhet të punojë në mënyrë më efikase, të jetë më e përgjegjshme, të ketë plan dhe vizion dhe të përgatisë një buxhet real dhe të pranojë një sistemi të drejtë të pagesës. Jo të paguhet për metër katror, ​​por të paguhet në bazë të sasisë së mbeturinave. Thjeshtë: Sa mbeturina bën – aq paguan. Nuk mundet një njeri që jeton vetëm në një apartament prej 100 metra katrorë të paguajë më shumë se një familje katër-antarëshe që jeton në një apartament të vogël, a krijon më shumë mbeturina. Kjo është metoda më e lehtë e pagesës dhe prandaj e pranuan.  Pra, punësimi në “Higjienën komunale” të jetë më i strukturuar dhe administrata të mos jetë e ngarkuar me kuadro partiak “, thekson Antonio Jovanovski nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit” Go Green “.

Ata janë për ripërdorimin e mbeturinave. Si një nga mënyrat për të trajtuar problemin e mbeturinave, e propozojnë sistemin “kesh-bek”, i cili funksionon edhe në disa nga vendet fqinje, kështu që për secilën shishe plastike që do ta mbledhni  do të fitoni një denar.

“Në këtë mënyrë qytetarët do të mobilizoheshin”,  thonë me plotë siguri nga shoqata.

“Higjiena Komunale” posedon qindra automjete, por një pjesë e mirë e tyre janë në defekt, çështja është se a do të riparohen.  Në lëvizje janë vetëm 26 kamiona për grumbullimin e mbeturinave nëpër qytet dhe gjashtë për pastrimin e rrugëve.Nga ndëerrmarja thonë se para 30 vjetësh kanë pasur 40 kamionë për pastrimin e rrugëve, ndërsa sipas nevojave të tanishme të qytetit, duhet të ketë 60, që rrugët të pastrohen në mënyrën më të mirë. Prandaj, Qyteti i Shkupit planifikon blerjen e  kontenierëve dhe kamionëve të rinj për grumbullimin e mbeturinave. Gjithashtu është lajmëruar që do të blihen gjashtë mijë shporta të mbeturinave.

Në përputhje me dispozitat ligjore, punonjësve të “Higjienës Komunale” u lejohet të grumbullojnë vetëm mbeturina jo të rrezikshme.

“Mbeturinat mjekësore dhe ato  të rrezikshme  nuk janë në hapësirat tona të punës, por nëpër kontejnerë mund të hedhet gjithçka, e kjo i rrezikon punonjësit tanë. Kur është në pyetje riciklimi,qysh më herët kemi filluar me përzgjedhjen primare dhe dytësore, që në periudhën e ardhshme duam në mënyrë drastike ta rrisim, sepse kjo do të thotë se më pak mbeturina do të dërgojmë në ‘’Drisla’’ dhe për këtë arsye do të paguajmë më pak. Nga ana tjetër, ne gjithashtu kemi kompani të interesuara për riciklimin e plastikës, letrës dhe qelqit. Do të doja  edhe një herë të bëj thirrje për ngritjen e vetëdijes që mbeturinat të hidhen nëpër kontejner dhe shportat të cilat janë të posaçme për ta,ndërsa mbeturinat e mëdha të deponohen në qendrat tona, ‘’theksoi drejtori Abdusamed Shabani.

Policia komunale do të vendosë rend

Për reduktimin e mbeturinave dhe deponive në qytet po merren masa nga policia komunale, e cila do t’i ndëshkojë qytetarët dhe firmat e pakujdesshme. Duke ndjekur shembullin e Beogradit, në proces është përgatitja e një ligji të ri, i cili do t’i jep kompetenca policisë komunale.

“Ligji është në procedurë, atë po e  përgatit një grup pune dhe deri në fund të marsit duhet të vihet në funksion. Një pjesë e 16 mbikqyrësve të tanishëm do të kalojnë në policinë komunale, por do të ketë edhe punësime të reja. Ne po ecim hap pas hapi dhe plani është që për një kohë të shkurtër të arrijmë të punësojmë 120 policë komunalë që do të plotësonin nevojat e një qyteti si Shkupi. Sa u përket gjobave, ata do të mbeten të njëjta, shuma e gjobave nuk do të ndryshon “, theksoi Miroslav Bogdanovski, udhëheqsi i Inspektoratit të Qytetit të Shkupit.

Goran Adamovski

Foto: Boris Grdanoski