Sela: Aleanca për Shqiptarët e gatshme për kompromis


Për ne 12 prilli është datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa deklarata e sotme e kryeministrit Zoran Zaev se lihet mundësi për çfarë do ndryshime për shkak të ratifikimit të Protokollit për pranimin e vendit në NATO, vetë, tregon se pushteti ka frikë nga zgjedhjet, ka thënë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në emisionin e sontëm “Vetëm intervistë” në Kanal 5.

Sipas Selës, zgjedhjet para së gjithash i duhen shoqërisë shqiptare, sepse BDI-ja, siç tha, nuk është përfaqësues i shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe viteve të fundit është pjesë e pushtetit falë mbështetjes së VMRO-DPMNE-së ose LSDM-së.

“Pjesa më e madhe e popullatës nuk ndihet e përfaqësuar këto 18 vite. BDI-ja çdo ditë hyn me identitet të prishur para shqiptarëve. Kthehuni në zgjedhjet lokale për të parë çka ka ndodhur. BDI-ja nuk do të fitonte asnjë komunë po të mos ishte VMRO-DPMNE-ja. Shqiptarët këtë herë do ta sjellin ndryshimin, do ta kthejnë demokracinë”, theksoi Sela.

Përmendi edhe se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme, si parti më e madhe opozitare, t’i bëjë të gjitha kompromiset në emër të kthimit të demokracisë. Është e gatshme të ulet me secilin që do ta pranojë platformën dhe programin e saj.

“Personalisht, si Zijadin Sela. nuk kam të drejtë t’i mbajë peng nevojat dhe kërkesat e shqiptarëve”, ka thënë Sela.

Qëndrimi i tij lidhur me zgjedhjet është edhe se tek blloku shqiptar duhet të vlejë parimi – bashkësia më e vogël etnike e cila fiton në zgjedhje të jetë pjesë e pushtetit, ndërsa tek blloku maqedonas ky bllok nuk duhet të vlejë.

“Zaev punon sipas logjikës që është shumë e rrezikshme, siç kanë punuar LSDM-ja dhe VMRO-ja në vitet e 90-ta. Sa më të korruptuar të jenë politikanët shqiptarë, aq më e përshtatshëm është që t’i keni në koalicion. Ky është parimi dhe mënyra e të menduarit. Nga politikanë bëhen shumë pak njerëz që ruhen në sirtarë që të shtyhet ndonjë politikë”, vlerësoi Sela.

Duke i elaboruar kërkesat e shqiptarëve, sipas pikëvështrimit të tij, theksoi se nuk mund të trajtohet si pakicë 25-30 për qind e popullatës.

“Ai që bën federalizim nuk është Sela, por Zaevi, Gruevski. Nuk vendos Sela kufij ku mund të mësohet gjuha shqipe, e ku jo, elaboroi lideri i Aleancës për Shqiptarët, duke plotësuar se ai personalisht është për sistem funksional, ndërsa nëse ka nevojë, tha, edhe mund të dilet nga kornizat e Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me ngjarjet e 27 prilli, tha se ka pasur ndonjë informacion para se ato të ndodhin. Është paralajmëruar, siç theksoi, se duhet të kihet kujdes, se kundër tij përgatitet atentat.

“Gjërat një ditë do të dalin në pah. Ka xhirime nga të cilat shihen se drejtpërdrejtë unë kam qenë i caktuar që të likuidohem. Por, nuk arritën dhe mirë që nuk patën sukses”, potencoi Sela.