Robin O’Neill: Marrëveshja e Prespës është zgjidhja më e pranuar

Marrëveshja me Greqinë sjell zgjidhje të ndershme dhe logjike për çështjen e emrit, e cila është shtyrë për shumë vite”, thotë Robin O’Neill.

Ish-ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Athinës dhe Shkupit, në një intervistë për Faktor thotë se Kuvendi i Maqedonisë ka bërë punë të mirë që votoi nismën për ndryshime kushtetuese.

“Çështja më e rëndësishme e emrit Republika e Maqedonisë Veriore, e pranon identitetin e republikës përmes ruajtjes së emrit ‘Maqedonia’. Pikërisht kjo çështje çoi në mossukses në negociatat e vitit 1992. Maqedonia ishte e gatshme ta pranojnë emrin “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, por qeveria e atëhershme greke nuk pranonte asnjë propozim që mban fjalën Maqedoni”, thotë O’Neill.

Ai tha se është optimist se edhe Parlamenti i Greqisë do ta ratifikojë marrëveshjen dhe do ta zbatojë deri në fund./Gazeta e Pavarur