Rikonstruimi, Zaev dhe Ahmeti do të vendosin për këtë ministri

Lëvizja BESA, krahu i Shkupit udhëhequr nga Afrim Gashi dhe PDSH me në krye Menduh Thaçin hyjnë në Qeveri dhe dy liderët kanë shtruar dorën me kryeministrin Zoran Zaev, bën të ditur burim i lartë qeveritar.

Sipas të njëjtit burim, BESA e Gashit merr ministrinë e Kulturës, ndërsa PDSH ministrinë pa resor për investime të huaja.

Siaps informacioneve nga funksionari qeveritar për ministrinë e Arsimit do të negociohet mes Zaevit dhe Ahmetit, trasmeton Medial.mk. Gjatë ditës, PDSH dhe BESA kanë caktuar mbledhje partiake ku duhet të konfirmohet ky vendim.

/Medial.mk/