Referendumi për emrin e Maqedonisë, LSDM dhe BDI me qëndrime të kundërta!


Zgjidhja e çështje së emrit Maqedoni – Greqi nxori në pah edhe qëndrimet e kundërta mes partive koalicionuese të Qeverisë së Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes së Social Demokrate të Maqedonisë. Siç bëri të ditur zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani partia e tij është “kundër” mbatjes së referendumit si mënyrë për zgjidhjen e emrit Maqedoni – Greqi e kurse LSDM është “për” mbajtjen e tij, raporton Portalb.mk.

“Çështja e emrit duhet të zgjidhet por fillimisht duhet të arrihet konsensus politik ngaqë përgjegjësia i takon qeverisë. BDI është që të mos ketë referendum në Maqedoni për çështjen emrit, sepse kjo do të nxiste mbajtje të referendumit edhe në Greqi, gjë e cila do të zvarriste zgjidhjen e problemit me çështjen e emrit”, tha Osmani në rolin e zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nga anat tjetër lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para Gjykatës Penale tha se partia e tij është për mbajtjen e referendumit.

“Ne jemi për mbajtjen e referendumit, sepse ajo do të ishte zgjidhje ideale për zgjidhjen e problemit me emrin”, tha Zaev.

Bujar Osmani bëri të ditur se brenda partnerëve koalicionues është duke u punuar për arritje të një konsesusi politik.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim që të formojmë një qëndrim të përbashkët në çështjen e referendumit si Qeveri e Maqedonisë”, tha Osmani.

Bujar Osmani në rolin e zëvendëkryeministrit të Maqedonisë tha se rëndësia e arritjes së konsesusit politik ndërlidhet me marrjen e datës së integrimit në NATO dhe nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, për të cilin nuk ka plan B nëse nuk arrihet e njëjta.

“Edhe për datë të NATO-s dhe BE-së duhet konsensus politik. Është e dukshme se gjatë këtij viti do të marrim datat dhe me ato të nisim negociatat për integrim në NATO dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Nuk kemi plan B nëse nuk arrijmë t’i realizojmë këto çështje, sepse kjo duhet të ndodh, sepse për të njëjtën po diskutohet si në nivel ministror po ashtu edhe kryeministror të të dyja shteteve”, tha Osmani.

Ndërkaq dje lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për gazetën greke “Katimerini” tha se çëshjta e emrit Maqedoni – Greqi duhet të zgjidhet sipas modelit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, me konsenzus mes dy qeverive, e pastaj ratifikimin në dy kuvendet.