Qytetarët në 193 të denoncojnë djegiet e zjarrit në hapësira të hapura

Nga sot të gjithë qytetarët e Shkupit në numrin telefonik 193, i cili do të jetë i hapur 24 orë, do të mund të denoncojnë në qoftë se dikush ndez zjarr në të hapur.

Që të ballafaqohen me problemin me djegie të plastikаve, gomave, druvе të zjarrit jocilësor në të hapur, që, siç tha kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, ndikon në ndotjen e ajrit, janë formuar ekipe nga përfaqësues të Qytetit, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, MPB-së, Brigada zjarrfikëse, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Shoqata “Lubeznost” të cilët do të patrullojnë gjithashtu 24 orë.

“Ekipe kujdestare nga koll qendra do t’i procesuojnë të gjithë denoncimet dhe zjarret do të shuhen, ndërsa qytetarët të cilët i ndezin këto zjarre që të ngrohen do të vendosen në ndonjërën qendër kujdesi të Qytetit të Shkupit”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i komunës Shilegov.

Në këtë numër, potencoi, do të mund të denoncohet edhe djegie në deponi të egra, por edhe në qoftë se vërehet se disa objekte, stacione pa leje shkrijnë mbeturina. Tani për tani, qyteti nuk ka locuar objekte të tilla.

Theksoi se kjo është vetëm një nga masat dhe se deri tani janë ndërmarrë edhe të tjera, me të cilët duhet të ndikohet në uljen e ndotjes. Do të ndërmerren edhe masa plotësuese, por siç tha Shilegov, nevojitet qasje sistematike në zgjidhjen e problemit dhe përgjegjësisë shoqërore të të gjithë neve si individë.