Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka hapur shtatë lëndë të reja hetuese, 17 të dyshuar

Prokuroria Speciale Publike (PSP) e Maqedonisë ka hapur shtatë lëndë të reja hetuese për ish fuksionarët e Maqedonis, njofton Portalb.mk.

Lënda e parë: “Shërbimet e huaja” ka të bëjë me blerjen e pajisjeve ilegale për përgjim në Maqedoni.

Lënda e dytë: “Drumarina” ka të bëjë me një deputete të VMRO-së, Silvana Boneva që dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin shtetëror duke kërkuar para “të rrugës” edhe pse ka jetuar në Shkup ndërsa të hollat nuk i ka përdorur për rrugëtim.

Lënda e tretë: “Rentgen” – ka të bëjë me ish ministrin e shëndetësisë së Maqedonisë në vitin 2012, Nikolla Todorov i cili dyshohet për kurdisje të tenderëve për të blerë pajisje mjekësore së bashku me një gazetare – Ivona Talevska.

Lënda e katërt: “Producent” ka të bëjë me ish ministrin e buqësisë së Maqedonisë, Lupço Dimovski i cili dyshohet për larje të parave në një medium të vendit “TV Sitel”.

Lënda e pestë “Liner”: ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një objekti përballë një ambasade në vend ku dyshohet investuesi që ka bërë shkelje ligjore.

Lënda e gjashtë: “Tarifa 2″ ka të bëjë me vepër penale në ELEM të personit që tanimë është i dyshuar në rastin “Tarifa 1″ dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit

Lënda e shtatë: “Transportues 2″ – është vazhdimësi e lëndës “Transportuesi” duke u zgjëruar akuza edhe me dhjetëra persona tjerë.