Prokuroria do t’i ndjek parregullsitë gjatë referendumit


Prokuroria Publike do t’i ndjek parregullsitë eventuale gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit dhe për këtë qëllim është formuar Komisioni, ndërsa kryetar i tij është emëruar prokurori, Xhelal Bajrami.

“Në pajtim me kompetencat e veta Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë formoi Komision për ndjekjen e parregullsive eventuale me kryerjen e veprave penale të Kapitullit gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit të Kodit Penal dhe veprave të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit më 30 shtator 2018”, informojnë nga Prokuroria Publike e RM-së.

Komisioni ka për detyrë në bazë ditore t’i ndjek ngjarjet lidhur me procesin e organizimit dhe zbatimit të referendumit. Për ato ngjarje për të cilat do të vlerësohet se japin indikacione për parregullsi të bëra, raportimet menjëherë do të përcillen në Prokurorinë publike përkatëse. Në të njëjtën kohë, do të jepen detyra për prokuroritë publike themelore për procedurë urgjente, gjegjësisht të formojnë lëndë dhe t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për përcaktimin e të gjitha fakteve relevante prej të cilave varet zbatimi i drejtë i Kodit Penal.

Qëllimi i Prokurorisë së Republikës së Maqedonisë është në këtë mënyrë të potencohet lufta kundër veprave penale të cilat lidhen me procesin zgjedhor dhe votimin dhe të jepet kontribut më i madh drejt shkatërrimit dhe parandalimit të tyre./Gazeta e Pavarur