Procesi gjyqësor ndaj kuksianëve, PD: Shkelje e rëndë, disa prej të arrestuarve nuk ka qenë në protestë


Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social, Partia Demokratike e ka cilësuar procesin gjyqësor për caktimin e masës së sigurisë së 23 qytetarëve të Kukësit në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

PD shprehet se  Prokuroria dhe policia kanë vepruar si organizata politike, nën urdhrat e Edi Ramës, duke mos zbatuar ligjin, duke cënuar në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut!