Presidenti Meta: Ligji për shqipen, akt i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Maqedonisë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur miratimin e ligjit të gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se ligji që u soll sot në Kuvendin e Maqedonisë, është një akt i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

“Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”