Pranohet kërkesa e Jankullovskës për anulim të dënimit me burg për “Tankun”


Ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska i është pranuar kërkesa që t’i anulohet dënimi me burg prej katër vjetëve për rastin “Tanku”.

Siç komunikoi sot Gjykata Themelore Penale  – Shkup, ekzekutimi i dënimit anulohet deri në vendosjen e kërkesave të parashtruara për rihetim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm nga ana e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për shkak të interesit të më shumë mediave, e informojnë opinionin se Gjykata Supreme e RMV deri në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka dorëzuar vendim me të cilën kërkesa e G.J e gjykuar me aktvendim të Gjykatës Themelore Penale – Shkup me KOK nr. 21/18 dhe aktvendim të Gjykatës së Apelit – Shkup me KOKZH nr. 46/18, nga prokuroria e titulluar “Tank” për anulim të kryerjes së dënimit – bëhet valide.

Në vendim është theksuar se , kryerja e dënimit të shqiptuar me aktvendim të Gjykatës Themelore Penale  – Shkup, nga data 08.10.2018, ndërsa vërtetuar dhe ndërruar në pjesën e dënimit me aktvendim të Gjykatës së Apelit – Shkup nga data 25.03.2019, me të cilën G.J. është shpallur fajtore për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” nga neni 353 paragrafi 5 v.v. me paragrafin 1 v.v. me nenin 23 nga KP dhe e dënuar  me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër vjetëve anulohet deri në vendimmarrje pas kërkesave të parashtruara për rihetim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm të Gjykartës Supreme të RMV”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Themelore Publike – Shkup.