Policia godet mafian e Shkupit, në pranga 11 persona


Pas informacioneve të siguruara paraprake, SPB Shkup më datë 31.03.2018 dhe 01.04.2018 te vendi i quajtur “Markova Kulla” (Vodno) ka marrë masa për zbulim dhe pengim të veprës penale “tregti me drogë dhe lëndë narkotike”.

“Me këtë rast janë arrestuar 11 persona në moshë nga 21 deri në 37 vjeç, të gjithë nga Shkupi. Te ata janë gjetur lloje të ndryshme të tabletave, shumë paketime të marihuanës, heroinës dhe llojeve tjera të drogës. Personat janë arrestuar dhe me ta është zhvilluar bisedë në stacion policor. Pas ndriçimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngriten parashtresa adekuate.

Poashtu në bazë të urdhrit gjyqësor, janë kryer bastisje te tre persona në Shkup. Gjatë bastisjes te personat G.C. (26), A.K. (21) dhe M.M. (32) janë gjetur 433 tableta me mbishkrim „Tramadol“ 50mg, amfetaminë dhe marihuanë. Personat janë arrestuar dhe me ta është zhvilluar bisedë në stacion policor. Edhe kundër tyre do të ngriten parashtresa adekuate”, njoftoi SPB Shkup./Gazeta Lajm