Policia e Maqedonisë arreston kosovarin e dyshuar për trafik droge

Policia e Maqedonisë e ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i dyshuar si diler droge. Ai është arrestuar para një jave dhe është dërguar në burgun e Shkupit, shkruan Gazeta Lajm.

“Më datë 12.09.2018 në ora 15 e 30 minuta, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale ‘Prodhim dhe lëshim i pautorizuar në qarkullim i drogave narkotike, supastancave psikotropike dhe prekursorëve’ dhe veprës ‘vjedhje e rëndë’ është arrestuar N.R. (32) nga Republika e Kosovës. Nga ana e Gjykatës Themelore Shkup 1 i është caktuar masë e përkohshme – arrest dhe pastaj është dërguar në burgun e Shkupit”, njoftoi MPB./Gazeta e Pavarur