Petrovski do të fillojë të grumbullojë 10 mijë nënshkrime për kandidaturën e tij


Filip Petrovski nga e shtuna do të fillojë të grumbullojë 10 mijë nënshkrime për kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Pohoi se pas tij, gjegjësisht pas “Maqedonia bllokon” qëndrojnë më shumë se 80 organizata dhe tërë diaspora e Maqedonisë.

Anulim i Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht të ndryshimit të emrit kushtetues, anulim të dygjuhësisë, kthim të parimeve të Ilindenit dhe KAÇKM-së si bazë e themelimit të shtetit tonë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, janë katër përcaktimet kyçe të cilat Petrovski në konferencën e sotme për shtyp premtoi se do t’i plotësojë dhe nuk do të heq dorë nga to.

“Vetëm me teza të tilla, me këto shtylla mund të fitohet pushteti i marionetës së Zaevit. Në këtë moment mendoj se edhe opozita është finguar, e dakorduar me Zaevin sepse Mickovski zgjodhi kandidat i cili është i afërm i Branko Cërvenkovskin dhe është aktivisht dhe pjesëmarrës në lëvizjet majtiste, si dhe aktivist në prishjen e VMRO-DPMNE-së me plenumin e profesorëve dhe të studentëve dhe me revolucionin e larmë”, tha mes tjerash Petrovski,

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se me kë do të negociojë për mbështetje, informon se negocion fillimisht me kryesinë e VMRO-DPMNE-së, ndërsa do të ofrojë bashkëpunim me të gjitha partitë të cilat kanë synim të përbashkët, siç tha, të pengohet destruksioni që me shpejtësi zhvillohet dhe të krijohet opozitë e duhur që do të ketë kapacitet të fitojë në zgjedhjet parlamentare.

Petrovski sot akuzoi se zgjedhja e kandidatit për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së në Strugë, është udhëhequr paraprakisht nga ana e Hristijan Mickosvkit.