Osmani: Nuk na befason vendimi i Ivanovit


Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka thënë se nuk janë të befasuar nga vendimi i presidentit Gjorge Ivanov sa i takon ligjit të gjuhëve.

“Nuk jemi të befasuar, por të dëshpëruar nga vendimi i Ivanovit”, ka theksuar Osmani, pas takimit që sot pati me homologen kosovare Dhurata Hoxha, njofton Medial.mk.

Ivanov nuk e dekretoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke thënë se ky ligj është sjellë pa debat publik, pa prezencën e opozitës dhe pa përfshirjen e ekspertëve dhe akademikëve.