Osmani: Konsensusi partiak dhe nacional sfida më e madhe për reformat


Arritja e konsensusit partiak dhe nacional është sfida më e madhe, me të cilën për momentin është duke u ballafaquar Qeveria lidhur me reformat të cilat i përmban Plani 3-6-9, deklaroi sot kryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas takimit të tij joformal me ambasadorin bullgar, Ivan Petkov.

Në pyetjen e gazetarëve se si po vijojnë reformat të cilat i përmban Plani, Osmani theksoi se ekziston një dinamikë e projektuar me kompetenca të përcaktuara në mënyrë të qartë, cilat institucione, cilat masa duhet t’i zbatojnë.

“Sfida më e madhe me të cilën jemi duke u ballafaquar për momentin është arritja e konsensusit, konsensusit partiak dhe nacional. Shumë prej gjërave të cilat duhet të sillen në Kuvend kërkojnë shumicë të kualifikuar dhe është shumë e rëndësishme se si do të sillet opozita në periudhën e ardhshme. E shtrimë dorën e bashkëpunimit që ditën e parë, nuk duam ekskluzivitet në këtë proces, kjo nuk është detyrë e një qeverie, shumë qeveri kanë kontribuuar të jemi këtu ku jemi,” porositi Osmani.

Theksoi se në nivel të Qeverisë ka përfunduar paketa e ligjeve për shërbime të sigurisë, për reforma në sistemin juridik, si dhe për reforma në administratën publike.

Lidhur me reformat në administratën publike dhe atë se akoma ka njerëz, të cilët nuk vijnë në punë ndërsa marrin rroga, Osmani tha se është përgatitur Strategjia, e cila është miratuar nga Komisioni Evropian.

Në vijim është përgatitja e Planit veprues, ndërsa në pajtim me Planin 3-6-9 ai në Qeveri duhet të kalojë këtë muaj.

“Kur do të kalojë përmes procedurës qeveritare, fillojmë me realizimin. Është formuar Këshill për reforma në administratën publike, me të cilin kryeson personalisht kryeministri, për shkak të peshës së kësaj çështje”, shtoi Osman