Operatorët kërkojnë vendime reale ligjore për ritransmetim


Operatorët të cilët kryejnë ritransmetim përmes platformave të ndryshme (IPTV, kabllor, DVBT dhe satelitor”, anëtare të Shoqatës së teknologjive informatike-komunikuese pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, sot pas diskutimit për ndryshimet e propozuara të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale paralajmëruan se do të paraqiten me argumente dhe do të kërkojnë të gjenden zgjidhje reale ligjore.

Për këtë qëllim, siç komunikojnë, do të kërkojnë kontakte intensive gjatë javës me Ministrnë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale.

Në diskutim konkluduan se operatorët, të cilët kryejnë ritransmetim punojnë kryesisht sipas vendimeve ekzistuese ligjore në Maqedoni.

Qëndrime përfundimtare për ndryshimet e propozuara të Ligjit, operatorët do t’i publikojnë pas mbajtjes së mbledhjeve të planifikuara.