Non-pejperi, dush i ftohtë ose motiv plus për Maqedoninë?


Non-pejperi i Francës dhe Holandës në të cilin shkruan se Maqedonia dhe Shqipëria nuk i kanë bërë hapat e nevojshme në përmbushjen e reformave dhe për këtë arsye nuk duhet këto dy shtete të fitojnë datë për hapjen e negociatave, ishte dush i ftohtë për opinionin vendas. Kjo është edhe në kundërshtim me deklaratat e fundit optimiste të eurokomesarit për zgjerim Johanes Han, i cili në disa raste potencoi se deri më qershor pret që Këshilli Evropian të jep dritë jeshile dhe të hapen negociata me Maqedoninë.

Sipas këtij dokumenti, Franca dhe Holanda fuqimisht përkrahin bindjen se Maqedonia nuk i ka bërë reformat e nevojshme në sistemin gjyqësor, administratë, e cila akoma mbetet nën ndikimin e politikës, por edhe luftë e pamjaftueshme kundër krimit dhe korrupsionit.

Krahu i Shkupit i Lëvizjes Besa, me lider Afrim Gashi për “Nezavisen Vesnik” u shprehën se janë seriozisht të interesuar që vendi ti aplikoj reformat e nevojshme me qëllim të zhbllokimit të procesit eurointegrues. Sipas zëdhënësit të këtij krahu të Besës, Orhan Murtezani, në moment kur në adresë të Besës do të mbërrijë dokument zyrtar, i njejti nga ana e organet partiake do të analizohet dhe në bazë të tij do të ndërtohet qëndrim zyrtar.

Krahu i Tetovës i Lëvizjes Besa, me një sërë kritikash. Nënkryetari i tyre Abdush Demiri për gazetën tonë deklaroi se tek kjo qeveri mund të vërehet optimizëm por jo edhe rezultate konkrete dhe se plani qeveritar 3-6-9 faktikisht është inekzisten.
“Përveç optimizmit që ka shprehur kjo qeveri në planin konkret nuk shihen ndryshime rrënjësore në drejtim të reformave që priten për të pasur institucione të mirëfillta, shtetin ligjor dhe sundim të së drejtës, efikasitetin e administratës publike dhe menaxhimin transparent me institucionet shtetërore. Plani 3-6-9 përveç si dokument në aspektin real nuk u vërejt thuajse aspak. Politika e kësaj qeverie gjithë kapacitetin e vet e ka investuar në zgjidhjen e çështjes të emrit ndërsa harrojnë se kjo është parakusht politik për kyçje në BE, ndërsa kushtet kyçe janë reformat dhe ngritja e institucioneve kredibile si që i kanë shtetet anëtare të BE”, deklaroi Demiri.

Analisti politik Albert Musliu ka qëndrim të ndryshëm. Ai mendon se non-pejperi nuk është dokument zyrtar i cili duhet të jetë motiv plus për Maqedoninë që me tempo më të shpejtë ti përmbush reformat , por edhe të gjejë zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit me Greqinë.
“Non-pejperi fillimisht nuk është dokument zyrtar përshkak se Holanda dhe Franca dhe shtetet tjera anëtare të BE-së qëndrimin e tyre duhet ta prezantojnë para Këshiillit të Evropës. Vërejtjet që ata i kanë mund ti shëndrrojnë në përgjigje negative kur është në pyetje data për hapje të negociatave, sepse i njejti është i kontestuar me konsenzus në BE. Ky non-pejper mund të vlerësohet si vërejtje mirëpo edhe si nxitje për ne dhe për Shqipërinë që ti përfundojmë reformat. Ndërsa qëndrimi i Francës nuk është habi sepse kryetari i tyre Makron e paralajmëroi këtë qëndrim , por në rast se arrihet zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë nuk e besoj që Francë do ta bllokoj procesin integrues të Maqedonisë”, vlerëson Musliu.

Partia opozitare maqedonase VMRO – DPMNE pohon se non-pejperi ka demaskuar qeverinë e Zoran Zaevit dhe ka thyer premtimet e rrejshme të kryeministrit. Përshkak të mosaplikimit të reformave, partia e Hristijan Mickovskit kërkoi dorëheqje nga disa ministra të qeverisë edhe atë dorëheqjen e ministrit për punë të jashtme Nikolla Dimitrov, zëvendësministrit për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrit për financa Dragan Tevdovski, për punë të brendshme Oliver Spasovski, ministreshës për punë dhe politikë sociale Mila Carovska si dhe ministrave për shëndetësi dhe ekonomi, Venko Filipçe dhe Kreshnik Bekteshi.

Në lidhje me çështjen e emrit që Greqia ka me Maqedoninë u shpreh edhe kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në takimin e lamtumirës me ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Ilija Strashevski tha se zgjidhja e çështjes 27-vjeçare do të thotë stabilitet dhe paqe në rajon.

Blerim Ismaili