Një shkupjan e humbi jetën gjatë një aksidenti në afërsi të Ohrit

Një banorë i Shkupit e humbën jetën pasi mbrëmë me automobilin e tij është përplasur me një automjet transportues në rrugën mes fshatit Botun dhe Klimeshtan të Ohrit.

Aksidenti ka ndodhur, siç kumton MPB, dje rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, mes Botunit dhe Klimeshtanit, mes automjetit transportues “Citoren Sakso” me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.S (55) nga Shkupi dhe automjetit transportues “Ford Transit” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.P (27) nga Ohri.

Në aksidentin e trafikut, nga lëndimet e mara në vendin e ngjarjes e ka humbur jetën shoferi P.S.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dhënë në autopsi.

Ekspertizë kanë kryer ekipe të SPB Ohër.