Nimic: Takimi mes Zaevit dhe Cipras me rëndësi historike, ekziston dinamika për zgjidhjen e emrit

Pozitive, e rëndësishme dhe me rëndësi historike është takimi mes Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, kështu ka deklaruar negociatori Metju Nimic në prag të vizitës së tij në Shkup dhe Athinë, transmeton Zhurnal.mk

Negociatori special i Kombeve të Bashkuara për bisedimet e emrit ka thënë se ekziston dinamikë për zgjidhje dhe se në bashkëpunim me Bashkësinë Ndërkombëtare mund të arrihet një marrëveshje e duhur.

“Koha është që të intensifikohen bisedimet lidhur me kushtet për një marrëveshje definitive me kujdes lidhur me problematikat që ishin diskutuar nga dy kryeministrat, në bazë të këtij qëllimi do të shkoj në Shkup dhe Athinë për bisedime që të vazhdojë procesi, premtoj se tash ekziston një dinamikë për zgjidhjen e tij”, ka thënë Nimic.