Ngjarjet e 27 prillit në Maqedoni, aktakuzë për pesë deputetë


Më 22 gusht, të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit , përsëri do të ulen në bankën e të akuzuarve.

Për këtë lëndë Prokuroria Publike në Maqedoni ka akuzuar 30 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët aktakuzohen për veprën rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.