Në Mavrovë deri pasdite kanë rënë 55 centimetra borë


Lartësia e shtresës së borës në Mavrovë deri në orën 16 arrin 55 centimetra në Pozharan 37, Lazaropole 25, në Gjurishte 19, në Tetovë tetë, Berovë pesë dhe dy centimetra në Ohër.

Siç kumtuan nga DPHM për nëntë orë në Mavrovë kanë rënë 17 litra në metër katror reshje shiu, në Pozharan 16, Tetovë 13, Ohër 12, dhjetë në Lazaropole, katër në Shkup…

Moti deri në fund të ditës sipas sinoptikanëve, do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës në pjesët perëndimore. Përgjatë Vardarit reshjet do të jenë të shiut, ndërsa në pjesët lindore do të ketë kryesisht reshje të shiut, por në vendet më të larta dhe male do të ketë reshje të borës. Reshje të mëdha do të ketë në pjesët perëndimore, ku pritet të bien mbi 30l/m2, ndërsa shtresa e borës pritet të rritet për 38 centimetra. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor