Ndërtimi i rrugës Shkup – Bllacë, Osmani: Projekti i rrumbullakuar, brenda pak muajsh


Ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë është projekt i rrumbullkasuar, kështu është shprehur zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani. Osmani tha se janë siguruar mjete për revidimin e projektit bazë, teksa potencoi rëndësinë e kësaj rruge, duke e cilësuar atë si prioritet i nivelit të lartë për shkak të benifiteve ekonomike dhe rëndësisë që ka për qytetarët e vendit.

“Kemi siguruar mjete nga Fondi Europian për Ballkanin perëndimor në vlerë prej 1.3 milion euro për të bërë revidimin e projektit bazë i cili daton nga viti 2002. Brenda disa muajve ne do të kemi një projekt të rrumbullakuar. Fondi Europian për Ballkanin perëndimor veç më ka caktuar kompaninë franceze për projektim, e cila brenda një muaji do të fillojë riprojektimin dhe pastaj do të ulemi dhe paralelisht të gjejmë burimet e financimit. Janë disa opsione të cilat sot i kemi shqyrtuar. Një, të financohet nga buxheti i shtetit kryesisht dhe dy, të sigurohen mjete nga institucionet ndërkombëtare financiare”,tha Osmani.