MPJ publikoi manual për mediat për përdorimin e emrit të ri


Ministria e Punëve të Jashtme në ueb faqen e saj  e publikoi  manualin për mediat për përdorimin e emrit të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Emri zyrtar, siç citohet në manual, është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe shkurtimisht Maqedonia e Veriut.

Kombësia(shtetësia) është maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjuha zyrtare është gjuha maqedonase, kodet janë MK dhe MKD, ndërsa  mbiemri maqedonas përdoret për identitetin  kulturor dhe etnik, gjuhën, historinë, kulturën, trashëgiminë, territorin dhe atributet e tjera.

Këto terme në këtë kontekst janë krejtësisht të ndryshme lidhur me ato që përdoren për shënimin e rajonit të Maqedonisë në Greqi.

Në manual përmenden shembuj për përdorimin e saktë dhe të gabuar të mbiemrit.

Saktë: identiteti etnik maqedonas, kultura maqedonase, territori maqedonas, qytetarët maqedonas, historia maqedonase, malet maqedonase, literatura maqedonase, gjuha maqedonase cirilike, ushqimi maqedonas, kishat maqedonase….

Gabim: mbiemra si “maqedonas veriorë”, “maqedonas.v”, dhe “maqedonas-veriorë “.

Në manual sqarohet edhe përdorimi i mbiemrit  në raport të shtetit, organeve të tij, institucioneve publike dhe private dhe gjithçka që ka të bëjë e shtetin, respektivisht në pajtim me ligjin dhe financimin e shtetit për aktivitetet jashtë vendit. Mbiemrat në këtë rast duhet të jenë “nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, ose “Maqedonia Veriore”.

Saktë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodij” i Maqedonisë së Veriut.

Gabim: “maqedonas veriorë,, “Maqedonas.v” dhe “maqedonas-veriorë”.

Lidhur me aktivitetet, mbiemrat mundet gjithashtu të jenë “maqedonas”.

Saktë: ekonomia maqedonase, sektori shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, arti maqedonas, muzika maqedonase, bujqësia maqedonase, arkitektura maqedonase, industria ushqimore e Republikës së Maqedonisë.

Gabim: “maqedonas verior”, “maqedonas.v” dhe maqedonas-verior”.