MPB: Ministrat e arrestuar nga viti 2006 deri në vitin 2016 e kanë dëmtuar buxhetin për 1,48 milionë euro


Policia ka parashtruar kallëzim penal për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” dhe i privoi nga liria M.C. (64), L.D. (59), A.S. (49) dhe H.D. (44), për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se në cilësi të ministrave dhe në cilësi të zëvendësministrave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2016 e kanë dëmtuar buxhetin e RM-së në vlerë të përgjithshme prej 88.467.607 denarë ose 1.483.497 euro.

“Sipas njohurive të dokumentuara nga hetimi disa mujor i Sektorit për shuarje, krim të organizuar dhe serioz pranë MPB-së dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të denoncuarit, edhe pse në cilësi të funksionarëve të lartë shtetërorë, kanë pasur për obligim në pajtim me ligjet të organizojnë dhe të sigurojnë kryerje ligjore dhe efikase të punëve dhe detyrave në Ministri, me qëllim që të sigurojnë mbrojtje të interesave të Republikës së Maqedonisë, veprimet e tilla nuk i kanë bërë”, informojnë nga MPB-ja.

I denoncuari i parë M.C. në periudhën nga qershori i vitit 2014 deri në maj të vitit 2017, kur në funksion të ministrit të BPEU, me moskryerjen e detyrës së tij zyrtare, lidhur me lejet kontestuese për qira nuk ka kryer kontroll për qiranë e paguar, nuk i ka ndërprerë kontratat për qira për të cilat nuk është paguar qiraja dhe nuk ka ngritur padi për pagesën e borxhit për kontratat për të cilat obligimet nuk janë shlyer nga ana e qiramarrësve. Me këtë rast, në llogari të personave të tretë e ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 35.202.553 denarë ose 572.399 euro.

Sipas MPB-së, i denoncuari L.D. i cili në periudhën nga korriku i vitit 2009 deri në qershor të vitit 2014 ishte ministër i MBPEU, në mënyrën e njëjtë të paligjshme të punës në dëm të buxhetit u ka mundësuar personave të tretë të përfitojnë dobi të paligjshme pronësore në vlerë prej 19.846.530 denarë ose 322.708 euro.

I denoncuari i tretë, A.S. në periudhën nga muaji gusht i vitit 2006 deri në korrik të vitit 2009. kur ishte në funksion të ministrit të MBPEU me moskryerjen e detyrës së tij zyrtare për llogari të personave të tretë ka shkaktuar dëm në buxhet në vlerë prej 2.010.112 denarë ose 32.685 euro.

I denoncuari i katërt H.D. në cilësi të zëvendësministrit të MBPEU e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizim, ka arritur anekse të marrëveshjeve për qira, të cilat MBPEU i ka arritur me dy persona juridik, duke u mundësuar pagesë të obligimeve për qira madje katër vjet pas arritjes së marrëveshjes në vitin e parë dhe tre vjet e gjysmë në rastin e dytë. Në këtë mënyrë. H.D. e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin dhe në llogari të përfitimit të dobisë së paligjshme pronësore të personave të tretë dhe buxhetit i ka shkaktuar dëm në vlertë të përgjithshme prej 31.408.412 denarë ose 510.706 euro, informon MPB-ja.