Moti sot në Maqedoni


Në mëngjes po mban mot i freskët dhe i ftohtë. Gjatë ditës pritet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, posaçërisht në pjesët jugore ku do të ketë kushte për reshje afatshkurtra lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 19 e deri në 25 gradë.

Në Shkup mot do të jetë me diell, në mëngjes me vranësira të vogla, ndërsa pasdite me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë nga një e deri në 23 gradë.

Nga e shtuna pason periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje lokale të shiut. Temperaturat e mëngjesit për shkak të vranësirave do të rriten, ndërsa ato të ditës do të jenë pa ndryshime më të mëdha./Gazeta e Pavarur