Mos u nisni edhe pak drejt bregdetit shqiptar, kjo është arsyeja

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas shërbimit meteorologjik, prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e mesditës reshjet do të mbeten prezente, të herëpashershme, me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë, në formë rebeshesh në lindje-juglindje dhe jugperëndim.

Pas mesditës reshjet do të mbeten të herëpashershme në të gjithë territorin por me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-18m/sek. Erë me rrahje në pjesën bregdetare.
Deti parashihet i forcës 5 me lartësi dallge 3.6 metra.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 11/22
Vendet e Ulëta 13/25
Vendet Bregdetare 15/23