“Monstra”, dëshmitari me deklaratë kundërthënëse

Peshkatari dëshmitar në rastin Monstra, Ahmet Bekir i cili humbi vetëdijen në seancën paraprake kur po merrej në pyetje nga prokurorja Fetai, në seancën e sotme me dëshmi konfuze. Ai tha se një pjesëtar i njësiteve Alfa, me përkatësi rome, kishte ardhur në shtëpi i kishte marrë atë dhe shokun e tij dhe i kishte dërguar në polici për të dhënë dëshmi. Prokurorja Fetai e pyeti se si e dinte emrin e policit dhe ku banonte, ky tha se atë ditë për herë të parë dhe të fundit e kishte parë.

Kemali e kërkoi Vaxhidin pasi dëgjuam krismat. Ai nuk erdhi aty, por pastaj erdhi në shtëpinë time pas ngjarjes – u shpreh  Ahmet Bekir, dëshmitar në rastin Monstra.

Dëshmitari tjetër, Sasho Llazarevski, fqinj i njërit nga viktimat tha se dy orë para vrasjes ke qenë për peshkim dhe se në kthyer e ka parë makinën e Filipt të parkuar, por as shokët e as Filipin nuk i ka vërejtur aty. Ai tha se gjatë peshkimit kishte vërejtur një xhip ngjyrë hiri me një varkë të bardhë. Sipas tij në xhip kishte dy persona të cilët ishin larguar nga aty. Për vrasjen e pesë të rinjve kishte mësuar nga fëmijët e tij të cilët për rastin kishin kuptuar në rrjetet sociale. Në seancën e sotme u publikua video materiali nga deklarata e Haki Hazirit dhënë para gjykatësit hetues më 7 maj, kur ai paraprakisht më 1 maj kishte dhënë deklaratë të njëjtë në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Ndërkohë brenda kësaj kohe më 5 maj Haziri ishte marrë në pyetje si i akuzuar. Gjatë tërë kohës Haziri thotë se deklaratën e ka dhënë me dhunë ushtruar ndaj tij. Seancat e radhës janë caktuar për 5 dhe 11 korrik është paraparë të dëgjohet dëshmitari i fshehur. Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës akuzohen gjashtë persona Afrim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta, Fejzi Aziri, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq./Alsat