Ministri Asaf Ademi për „Nezavisen Vesnik”: Me projektin “Shkupi 2014” është shkeluar Kushtetuta


Ministri i Kulturës Asaf Ademi në një intervistë për „Nezavisen Vesnik” ka theksuar se me projektin “Shkupi 2014” janë shkelur shumë ligje dhe nene të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

“Komisioni i punës  është i përkushtuar në të gjitha segmentet të cilat janë të lidhura me “Shkupin 2014”, thuajse në të gjitha elaboratet mund të vërehet se ka numër të madh të shkeljeve të ligjeve  dhe neneve të Kushtetutës. Puna jonë si ministri është që t’i pranojmë ato vërejtje dhe t’i dorëzojmë  tek Qeveria, në pajtushmëri me atë, më tutje punë do të kenë autoritetet hetuese”, thotë Ademi.

Në intervistën e parë të tij pasi e morri funksionin ministër më 4 qershor të këtij viti, Ademi flet më tepër për problemet aktuale në sferën e kulturës dhe mënyrën se si do të ballafaqohet me ato.

Intervista e plotë do të publikohet në edicionin e shtypur dhe atë elektronik  të Gazetës së Pavarur/Nezavisen Vesnik këtë vikend, gjegjësisht të shtunën më 15 shtator.