Mickoski : Do të votoj në raundin e dytë edhe nëse kandidatja jonë nuk kalon


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski, në emisionin 200 në Alsat, tha se do të votojë edhe në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe nëse Gordana Siljanovska nuk arrin të kalojë në rundin e parë.

,,Nëse kandidati jonë nuk e kalon raundin e dytë, atëherë me të vërtetë do të kem detyrë të rëndë para vetes dhe do të duhet të mendoj shumë, rrënjësisht. Por, gjithsesi do të votoj, nëse kjo është pyetja juaj, të jem më i drejtpërdrejt, absolutisht, gjithsesi do të dal të votoj”, tha Mickoski.