Mediat greke: Athina është befasuar nga propozimi i Maqedonisë


Mbërritja në Aeroportin e Shkupit, pas 12 vitesh të një zyrtari grek në Maqedoni, të Ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotcijas, por edhe pozicionet e kundërta gjatë bisedimeve për emrin, janë pjesë e debatit në mediumet greke, posaçërisht vëmendje tërheqin tekstet e të dyja palëve.

Përveç delegacionit grek të MPJ-së me në krye me Kotcijas, në Shkup mbrëmë kishin arritur edhe gazetarët e Greqisë nga mediume të ndryshme. Televizionet greke mbrëmë gjatë transmetimit të lajmeve në mënyrë direkte ishin të kyçura nga Shkupi.

”Klima e zhvillimit të bisedimeve mund të themi se është e çuditshme. Qëndrimi nga ana e Shkupit që menjëher të dërgojë një tekst me vërejtje, dy ditë para takimit, kishte shqetësuar Athinën, sepse kjo nuk kishte qenë e parashikuar me marrëveshjen që kishin bërë të dy kryeministrat në Davos.”

“Ky tekst sikur ta kishte shkruar vetë Gruevski, sepse përmban qëndrim radikal të pozicioneve nga pala e Shkupit”, informoi televizioni shtetëror grek ERT, duke u thirrur në burimet diplomatike, gjatë informimit të gazetarit të tyre nga Shkupi.

Shihet se në të dyja tekstet nga Athina dhe Shkupi, ka dallime, ndërsa “nyja” kryesore është Kushtetuta. Pala greke insiston që të ketë ndryshime kushtetuese dhe ndryshimin e emrit kushtetues sepse vetëm ashtu do të vlejë për përdorim të përgjitshëm.

“Të dy ministrat dëshirojnë të gjejnë zgjidhje por nuk është e lehtë. Kemi njohuri se në 20 faqe është propozimi grek dhe në pesë faqe propozimi i Shkupit. Merren vesh vetëm për emrin, Maqedonia Epërme e cila është më e pranueshme. Nuk merren vesh për Kushtetutën dhe identitetin” informon gazetarja e televizionit grek Star, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë nga aeroporti i Shkupit.