Marrëveshja për emrin, ASH dhe BESA, do të votojnë “pro” në Kuvend

Pas ratifikimit të Marrëveshjes për emrin, me qëndrim inkurajuese dhe pozitive kanë dalë të gjitha partit politike shqiptare, duke i përfshirë këtu edhe ato dy opozitare Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të Bilall Kasamit.

Ata kanë ftuar përkrahësit e tyre që ta mbështesin këtë marrëveshje dhe t’i përgjigjen pozitivisht pyetjes së referendumit që pritet të mbahet për këtë çështje. Sipas tyre, marrëveshja është një mundësi e artë që Maqedonia të dalë nga udhëkryqi politik dhe të orientohet drejtë Bashkimit Europian dhe të NATO-s.

“Qëndrimi ynë është pro kësaj marrëveshjeje dhe do ta votojmë të njëjtën në Kuvend. Me këtë po e përkrahim edhe një proces që vendi gradualisht do të duhet ta realizojë. Vlerësoj se është koha e fundit që të dyja vendet t’i futen zgjidhjes së kësaj cështjeje. Vlerësoj se është kjo një pjesë e ndijshme, sidomos për një pjesë të bashkëtqytetarëve tanë” – tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

“Ne jemi deklaruar edhe në të kaluarën se jemi pro, por edhe tash pas aktit të nënshkrimit e mbështesim, nënshkrimin e Marrëveshjes në mes dy Qeverive për tejkalimin e kësaj cështje, dhe kjo është konformë përcaktimit të ASH, që Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s, dhe më vonë edhe anëtare e regullt e Bashkimit Europian. Sa i përket hapave të mëtutjeshme, gjithashtu mund të informoj se ne do ta përkrahim ratifikimin në Kuvend dhe do të apelojmë tek qytetarët për dalje në referendumin për cështjen në fjalë” – deklaroi deputet i ASH-së, Syria Rushiti.

Marrëveshja e nënshkruar ka kaluar tanimë filtrin qeveritare, dhe është çështje orësh që e njëjta ta kalon edhe filtrin në Komisionin Parlamentarë, ku sipas vullnetit të deputetëve të të gjitha subjekteve politike nuk pritet debat i gjërë. Filtri përfundimtar pritet të jetë séanca Parlamentare.

Sipas informacioneve në Parlament e njëjta pritet të mbahet ditën e mërkurë, por nuk përjashtohet mundësia që të thirret shumë më shpejtë.(TVM2)