Maqedoni, nga shtatori do të ketë rritje të rrogave prej 5 për qind në arsim dhe shëndetësi

Ministria e Financave nëpërmjet një postimi në ueb faqen e Facebook-ut njofton se nga shtatori do të ketë rritje të rrogave prej 5 për qind në fushat si: arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja e fëmijëve, transmeton Portalb.mk.

“Po investojmë në themelet e këtij shteti. Është e qartë se rritja nuk është drastike, por është në kuadër të mundësive. Megjithatë drejtimi është i qartë: rrogat në këto fusha patjetër duhet të rriten sepse duhet të kemi themele të forta, të kemi shtet të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave në profilin e Facebook-ut.

Rritje të rrogave prej 5 për qind, siç thuhet në njoftim,  nga shtatori pritet të ketë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së fëmijëve.