KSHZ-ja i konfirmoi kandidaturat e Pendarovskit, Rekës dhe Siljanovka – Davkovka


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i konfirmoi kandidaturat për president të shtetit të parashtruar nga Stevo Pendarovski,  Blerim Reka  dhe Gordana Siljanovska – Davkova.

Në seancën e sotme KSHZ-ja i ka shqyrtuar listat për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kandidatët Pendarovski, Rekës dhe Gordana Siljanovska – Davkova, ka konstatuar se kanë dorëzuar  në mënyrë të rregullt dhe i ka konfirmuar,  me çfarë, siç bëri të ditur komisioni, ata janë kandidatë për president.

KSHZ-ja paralajmëroi se të tre kandidatëve për president të shtetit do t’u përgatisë vendime për konfirmimin e listave të parashtruara, duke u dëshiruar sukses.

Sipas paralajmërimit, nesër në selinë e KSHZ-së do të mbahet seancë publike në të cilën me short do të vërtetohet renditja e listës së vetme të kandidatit për zgjedhje të presidentit të shtetit.

Pendarovski është kandidat i LSDM-së dhe koalicionit,  Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe  Blerim Reka i opozitës shqiptare. Kandidaturat e tyre janë dorëzuar me mbështetjen e zgjedhësve dhe kanë siguruar minimumin e nevojshëm të nënshkrimeve.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 1 prill, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve është caktuar për më 21 prill, derisa raundi i dytë më 5 maj.