Koxijas nuk i zbulon linjat e kuqe greke


Në një intervistë për radion greke Real fm, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxijas sqaron se ende nuk kanë filluar negociatat thelbësore të përfaqësuesve të dy vendeve me ndërmjetësuesin Nimic, ndërsa shmangu t’i zbulojë linjat e kuqe greke, sepse vlerëson se ato nuk duhet të shprehen publikisht, ndërsa për zgjidhje eventuale shpreh bindjen se në Parlament do të votohet nga shumica e deputetëve.

Qeveria greke është e vendosur të kontribuojë drejtë zgjidhjes së problemit, thotë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxijas dhe kërkon nga ana e Maqedonisë t’i zvogëlojë apo në mënyrën më të mirë, t’i eliminojë zërat lidhur me irredentizmin, deklaroi ministri.

“Vendi fqinj duhet t’i zvogëlojë zërat që kanë të bëjnë me irredentizmin apo në mënyrën më të mirë t’i eliminojë. Njëjtë si vendi ynë tregoi dhe mbetet në pohimin se dëshirojmë të ekzistojë ky shtet fqinj dhe se nuk kemi për qëllim as ta ndajmë e as ta shkatërrojmë. Ne duhet ta kthejmë besimin”, sqaron shefi i diplomacisë greke, ndërsa si shembull për besim i përmendi masat e dakorduara mes dy vendeve.

“Cila është linja e kuqe greke në negociatat?” ndoshta është pyetja më e parashtruar periudhën e fundit në Greqi lidhur me kontestin me emrin. Pyetja për të cilën përgjigje kërkojnë edhe gazetarët edhe partitë opozitare.

Shefi i diplomacisë greke thotë se nuk ekzistojnë negociata pa linja të kuqe, por nuk dëshironte publikisht t’i shfaqë, duke sqaruar se nuk është logjike ekipi negociues grek, që para se të fillojnë negociatat ta zbulojë qëllimin e taktikës negociuese dhe strategjinë.

Niko Koxijas në intervistën për radion greke, tha se gjatë ditëve në vijim do të mbahet takim i të gjithë ministrave në Qeveri ku do të prezantohen hollësi nga negociatat dhe shprehi bindjen se zgjidhja eventuale nuk do të krijojë probleme dhe do të marrë dritë të gjelbër nga shumica e deputetëve në Parlament.

“Çështja do të vijë në Parlament, propozimi do të jetë jashtëzakonisht i mirë dhe do ta mbështesin shumica e deputetëve të cilët mendojnë në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi”, thotë shefi i diplomacisë greke dhe hedhë poshtë çfarëdo lloj skenari që Qeveria të japë dorëheqje. Lidhur me thirrjen e mundshme të takimit të liderëve në pallatin presidencial, Koxias sqaron se ajo është çështje për të cilën vendosë presidenti në marrëveshje me kryeministrin.

Nga Demokracia e RFe opozitare, ndërkaq, përmes zëdhënëses Maria Spiraki, edhe njëherë kërkuan nga Qeveria të ndërmarrë përgjegjësi, ndërsa dy partnerët e koalicionit të dlain me pozicion të përbashkët dhe të vetëm për çështjen e emrit.

“Politikisht Qeveria duhet qytetarëve dhe opozitës t’ua prezantojë propozimin e vet. Duhet të na thotë se çka saktësisht propozon për çështjen e Shkupit”, thotë Spiraki për Real fm, transmeton MIA.

Zëdhënësja e partisë opozitare tha se parakusht që të vazhdojë dialogu publik është që Qeveria ta parashtrojë propozimin e vet dhe potencoi se pozicioni i Demokracisë së Re është i njejti që prej Samitit tët NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 për emër të ndërlikuar me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.

Në linjë të njejtë me Demokracinë e Re është edhe Koalicioni demokratik, parti të cilën e përbëjnë PASOK dhe E Majta demokratike. Edhe ata kërkojnë të informohen nga Qeveria, ndërs apër emrin e mbështesin pozicionin e vitit 2008.

“Pozicioni nacional i vendit është emër i ndërlikuar për përdorim të prëgjithshëm me përcaktim gjeografik. Ne me përgjegjësi do ta shprehim qëndrimin tonë kur Qeveria do të na sjellë propozim konkret dhe kur do të informohemi në mënyrë komplete, sepse në këtë moment i tërë debati po zhvillohet në bazë të spekulimeve”, thotë kryetarja Fofi Genimata, për Real fm dhe kërkon, siç transmeton MIA, seriozitet dhe përgjegjësi më të madhe nga të gjithë, përfshirë edhe mediat të cilat publikojnë emra si zgjidhej të mundshme të problemit mes dy vendeve fqinje.