Kontesti rreth emrit, Bejli: zgjidhja ndihmon dy vendet dhe rajonin

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ka ripërsëritur se ShBA-të inkurajojnë të dy vendet të gjejnë një zgjidhje për emrin, që do të jetë në interes të të dy shteteve, duke potencuar se zgjidhja e kësaj çështje është në interes të të gjithë rajonit.

“ShBA me vëmendje i ndjek zhvillimet si në Greqi ashtu dhe në Maqedoni, të dy vendet janë aleatët tanë. Shpresojmë në bashkëpunimin e dy vendeve dhe se ata vetë do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për emrin, sepse zgjidhja e çështjes së emrit i ndihmon të dy vendeve, por dhe rajonit”,- u shpreh ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Xhes Bejli.

I pyetur për protestat e gazetarëve dhe incidentin me policen, Bejli është përgjigjur se dënojnë çdo akt dhune dhe kërcënim ndaj gazetarëve.

“Dukshëm dënojmë aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Veprimet e këtilla nuk kanë vend në demokraci dhe në mënyrë direkte pengojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. E shihni se deri ku mund të shkojnë gjërat ndonjëherë, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit të pikëllueshme në Sllovaki. Kjo është diçka që duhet të ngjallë shqetësim edhe këtu në Maqedoni, por edhe në tërë botën. Njëkohësisht, incidentet e para që sollën deri te kjo situatë flasin shumë për çështjet e mosndëshkimit dhe është shumë e rëndësishme për liderët të respektojnë standardet e larta në aspektin e sundimit të së drejtës”.

Bejli këto komente i bëri pas forumit të parë vjetor për kryetar komunash të organizuar nga Korupi Paqësor i ShBA-së në Maqedoni dhe Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale. Në të morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues të më shumë se 50 komunave në vend.