Kocias: Marrëveshja do të kalojë pa problem në parlamentin grek

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias shpreh bindje se Marrëveshja nga Prespa pa probleme do të marrë dritë të gjelbër nga deputetët në Parlamentin grek, madje edhe nga disa nga Grekët e Pavarur.

Ai në intervistën për gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung tha se marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është punë e kryer.

“Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, në çdo rast do të kalojë në Parlament. Por, dëshiroj ta qartësojë vijuesen: synojmë drejt një shumice prej 150 vota dhe këtë do ta arrijmë. Gjithsesi se nuk jam profet – njerëz mund të vdesin, mund të ketë tërmete, por nën kushte normale nuk do të ekzistojë absolutisht kurrfarë problemi që t’i fitojmë këto 151 vota. Saktësisht i numërova. Është e saktë se Grekët e Pavarur nuk do të votojnë si parti, por ekzistojnë deputetë nga kjo parti të cilët konsiderojnë se është e mirë marrëveshja. Krahas kësaj ekziston edhe partia Potami, në të cilën nuk konsiderojnë të gjithë deputetët se është e mirë marrëveshja, por në çdo rast disa prej tyre”, thotë shefi i diplomacisë greke dhe shton se në Parlament numëron shumicë të deputetëve, e jo të partive”,theksoi Koxias.