Këshillat drejtues, institucionet me zero shqiptarë!


Janë një grumbull institucionesh në vend, ku Këshillat drejtues janë me nga një ose zero shqiptarë.

Kjo vlen edhe për postet udhëheqëse të institucioneve (aty ku nuk ka Këshilla drejtues), ku shqiptarët madje janë të paktë. Me këtë vjen në pah se Qeveria ende nuk po bën emërimet nëpër Këshillat drejtues që ju takojnë shqiptarëve.

Medial.mk ka bërë një hulumtim të disa institucioneve që opinioni të njihet më mirë sesi qëndron gjendja e këtillë, pozita që i takojnë partnerit shqiptar në pushtet, BDI. Për shembull në Këshillin drejtues të Navigacionit të Maqedonisë (M-NAV) nuk ka asnjë shqiptar, pastaj në Kontrollin e fluturimeve prej 3 maqedonasve në Këshill, asnjë nuk është shqiptarë.

Në NP “Hekurudhat e Maqedonisë”, madje prej 4 fytyrave sa janë të pranishëm krejt janë maqedonas, ndërsa hiç më mirë nuk qëndron puna edhe tek Agjencia e Filmit ku po ashtu katër janë maqedonas, ndërsa një shqiptar.

Ndërkohë, në Agjencinë për rini dhe sport, ka zv/drejtor shqiptar, por në Këshillin drejtues nuk ka asnjë shqiptar, ndërsa në Agjencinë për Kadastër, në poste udhëheqëse nuk ka asnjë shqiptar.

Në Entin gjeologjik të Maqedonisë, 5 janë maqedonas, asnjë shqiptar, ndërsa tek Arkivi shtetëror asnjë shqiptar. Në Fondin pensional prej gjithsej 7 anëtarëve të Këshillit, një është shqiptar.

Ndërkohë, në Komisionin shtetëror për ankesë, Këshilli drejtues që përbëhet prej gjashtë vetave pesë janë maqedonas, ndërsa një është shqiptar…

Ndryshe, redaksia jonë në kontinuitet do të sensibilizojë mangësitë e këtilla nëpër Këshilla drejtues edhe në institucione tjera, ku prania e shqiptarëve është jashtë përqindjes së duhur.

/Medial.mk/