Kërkesa për heqjen e imunitetit të Veljanovskit kthehet në Kuvend

Kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit të ish kryetarit Trajko Veljanovskit është kthyer nga Gjykata Penale e Shkupit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e dorëzon deri te Komisioni për Çështje të Rregullores të Mandatit dhe Imunitetit me të cilin kryeson deputeti; Pavle Bogoevski, konfirmuan nga pres shërbimi qeveritar.

Për shkak të thirrjes të nenit të gabuar të ligjit, kryetari i Kuvendit Xhaferi sot e ktheu deri te Gjykata Penale kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit të ish kryetarit Trajko Velkanovski.

Kërkesa e parë nga Gjykata Penale në Shkup për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovskit, ka arritur sot rreth mesditës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Rregullores, Komisioni është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Parlamentit.

Pas raportit të marrë nga Komisioni, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve  duhet të vendosë për kërkesën e Gjykatës në seancë plenare. Vendimi për heqjen e imunitetit merret me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm o deputetëve.

Përbërja aktuale e deputetëve  deri më tani me kërkesë së Gjykatës ka marrë vendim për heqjen e imunitetit të deputetëve Nikolla Gruevskit, Lupço Dimovskit, Kërsto Mukovskit, Johan Tarçuulovskit, Zhaklina Peshevskës, Luben Arnaudovit dhe Sasho Vasilesvklit.

Ish kryetari i Kuvendit dhe deputet aktual Trajko Veljanoski, së bashku me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristoskin dje pasdite janë marrë në pyetje me urdhër të Prokurorisë Publike nën dyshim për përzierje në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

Veljanonoski thirret në imunitetin e deputetit, derisa ish ministrave Janakieski dhe Ristoski u është caktuar paraburgim 30 ditor.